Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Psalm atdheu

Psalm atdheu

Font size: Decrease font Enlarge font
image Puntorie Muça Ziba‎

Psalm atdheu

Në mugëtirë
flej rehat me psalm në sy
e denjë për muguj pemësh dalë nga 
i bardhi dhé,
e kënaqur
si, kur piqen qershitë.
... dhe shpirtëroj ëndrrën e kahmotshme
që më përqafon me dy krahë trojesh.
Ah, lum si unë e lum si nè
me beretën krrusur përmbi
të qëndisur me muline kuq.
Këmbë mbi këmbë,
si heroinë e kompletuar
me çark të syrit shkrep drejt erërave
të zhdërvjellta
deri në kaltërsi,
ku filtrohet historia e argjendtë.
Pash më pash 
mal më mal
e det më det
shpirtngushëlluar
nga hënëza buzë flakëruar
përqafuar me dy krahë atdheu
e kënaqur
si,kur piqen qershitë.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 13/10/2017 16:15:23
avatar
Jo Ti Poete nuk je "Psalm atdheu,"
Po je;"Pjalmi pjalmit",kaluar bleteve,
Pena yte,komanduar ajo;mendie njerzore
Sjelle kete Poezi"pjalm te PJALMEVE".
*Me fal,gjysh jam e shpesh me qortojne,
Po s'eshte superlative,sa shprehur une.
Me,Naimin,Cajupin,nisur e lexuar poezine
Migjenin deri Diritero Agolin-drite...
Tek Ty bije-shoh qarte-v i j i m s i n e
Urate pac e pasardhesit te ju pasojne.
*Mes qeshive n'Dangelli,kaluar femijrine
*82 vjecar,tej oqeanit mes Torontos,JU- keto vargje "trinitrine"-atdheun sjelle.
Jeten bardhesi e kalofshi e mira.. Poete;Puntorie Musa Ziba,me vijimesi brilante!
Me shume konsiderata.

Toronto 13-10-2017 Guri Naimit D.
Toronto 13-10-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1