Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Kujtesë fëmijërie

Kujtesë fëmijërie

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhahid Bushati

 

Kujtesë fëmijërie

1.

Ëndrra dhe fëmijëria ime si ëndërr

i kërkonte natës

që vinte çdo natë në oborrin tim

të vinte me xixëllonja.

 

Nata u bë ëndërr

dhe fëmijëri.

Oborri bëhej përrallë

dhe xixëllonjë gjigante.

 

Që prej asaj nate

Nata e quajta: Shenjtore.

2.

Një natë...

Nuk e di çfarë ndodhi atë narë

Nata erdhi e frikshme.

Ëndrra qëndroi në një breg ëndrre.

Fëmijëria u tremb.

Gjumi humbi...

 

Nisa të kërkoj xixëllonjat e humbura.

Nisa t’i kërkoj...

 

Pikëllimin im

Humbi

kur lulevilet te dera u bënë xixëllonja

e shëtitën me krahë pëllumbi.

Derë e vjetër...

1.

Derë e vjetër e shtëpisë sime

të lindjes sime në një ditë maji.

 

2.

Derë e vjetër që nuk vjetërohesh...

Derë..!

Të ka zënë mola e viteve dhe e njerëzve.

Mola është humbëse...

Ti je poezi e drithërimë shpirti!

3.

Derë e vj...

Të puthin: malli, buzët, shpirti.

Të puthin: ëndrra, loti, gëzimi.

Të puthin: plagët, thirrjet, urtitë.

Të puthin: zërat, lindjet, vdekjet.

Të puthin: dielli i vonshëm i perëndimit

e hëna e lodhjes.

Të puthin: fjalët fshehurake

dhe grindjet mes shokëve.

Të puthin: barsoletat

dhe filmat e vetëm shqiptarë.

Të puthin: përqeshjet, vonesat e mallkimet.

Të puthin...

4.

Derë e vjetër –

Aromë gjysheje.

Fluturim dallëndysheje.

 

Derë e vjetër –

e ciflosur – si re e ngjyrë hëne,

Derë e vjetër – Aromë Nëne!

 

 

 

            Shkodër, tetor 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1