Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Këpucë me numër të vogël blini!

Këpucë me numër të vogël blini!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viron Kona

 

Nga Viron Kona

 

Rubrika  “Qesh, se s`qaj dot!”

 

Këpucë me numër të vogël blini!

 

Njeriu, dihet ka shumë halle,

dalin befas e radhë s`mbajnë,

rreth e rreth si një gjeratore,

na e sjellin mendjen vërdallë.

 

Duam, s`duam  janë tonat,

na takon neve t`i zgjidhim,

si drurin q`e gërryen mola,

na marrin ngadalë shpirtin.

 

Por në jetë ka edhe përvoja,

nuk do të ishte keq t`i dini,

kur t`ju zërë një hall i madh,

këpucë me numër t`vogël blini.

 

Atëherë mendjen s` do ta keni,

te halli që po ju merr shpirtin,

po te këpuca me numër t`vogël,

që ju vret e ju cingëris gishtin.

 

Eureka!1).

 

-Ti the se në një dhomë jetoni dhjetë  vetë,

dhe pranë keni kasollen me dhenë e  dhi.

Që t`ju shpëtojë nga ky hall që ju ka zënë,

një zgjidhje praktike po ju këshillojë  tani:

 

Merri dhëntë e dhitë që i ke në kasollen pranë,

futi në dhomën me burra, gra, pleq dhe fëmijë,

pas një jave, kur t`takohemi e t`flasim përsëri,

do t`shihni se hallin do t`jua zgjidhë me magji.

 

Fshatari bëri siç  e këshilloi  kryetari,

n`dhomë me familjen futi dhënë e dhi,

njerëz  e kafshë bashkë u ngatërruan,

si në komunitetin primitiv, jet` lemeri`.

 

Pamja e dhomës dot nuk përshkruhej,

bagëtitë  blegërinin, fëmijët sytë me lot,

gratë, burrat,pleqtë s`dinin ku të flinin,

çdo përpjekje për zgjidhje, ishte e kot!

 

Ditët zvarriteshin sikur të ishin vite,

pritja s`durohej, eh sa t`vijë kryetari,

ai kishte çelësin e zgjidhjes  magjike,

që ata të gjorë  do t`i nxirrte nga halli.

 

Ditën e caktuar kryetari u duk mes tyre,

dhe sa i takoi:“Eureka!”thirri me krenari:

sakrificës suaj t`madhe sot i erdhi fundi,

tashmë të keqen po jua kthej n`kënaqësi:

 

Hiqni nga dhoma juaj dhentë e dhitë,

i çoni n`kasollen ku lirshëm blegërinin,

tani lëvizni, gjallërohuni, merrni frymë,

ku ishit, ku jeni, e ndjeni ndryshimin?

 

Kur familjarët mbetën t`vetëm në dhomë,

nisën të përqafoheshin me gaz e lumturi,

shpëtuam! -i thoshin me qejf njëri-tjetrit,

jetë të vërtetë e moderne,do t`bëjmë tani!

 

Lajmi i rrallë kaloj gojë më gojë, mor dhenë,

u komentua gjatë zgjidhja që dha kryetari,

t`mos e harrojmë, o njerëz zgjedhjet q`vijnë,

e gjetëm kryetarin që na nxjerrë nga halli.

 

 

 

1).“Eureka”(evrika) ka kuptimin “E gjeta!” një britmë e Arkimedit(pas zbulimit të parimit  të dendësisë dhe të pluskimit, i njohur edhe si “Parimi i Arkimedit”. Sipas gojëdhënës ai e zbuloi atë kur po lahej në vaskë dhe doli jashtë duke bërtitur “Eureka”. Arkimedi(287 p.e.s-212 p.e.s) shkencëtar dhe matematikan i madh i lashtësisë.

Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 16/10/2017 02:06:02
avatar
Me Ju-megjithse ju bezdis..i miri Viron!

Faleminderit per"keshillen" i nderuar Viron Kona,qe me kenaq me ate buzeqeshie sa thurien e bukur me humor te mendimeve.
Te pafshim e degjofshi gjithnje keshtu, me te mira.
VO.Nuk di a u takove me Vjollca Spahon per porosine time,per Veteranet...
Me Ju Dhimiter Xhoga(i bezdishmi)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1