Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | VILA IME PËRTEJ JETËS...

VILA IME PËRTEJ JETËS...

Font size: Decrease font Enlarge font
image VULLNET MATO

POEZI NGA VULLNET MATO

 

VILA IME PËRTEJ JETËS...

Vilën përtej jetës e ngrita me mjegullat, që mbesin,
nga Udha e Qumështit, në bishtin e galaktikës tonë,
aty ku disa yje barinj, me shishe kometash, shesin,
qumështin e Arushës së Vogël, me këlyshë të vonë...

 

Vizitorët kozmonaut, që kalojnë pranë me raketa,
më kanë përgëzuar, me urime të befta në internet.
Madje një kozmologe e re, deshi për studimet e veta,
të provonte me mua shtatzëninë qiellore, ultraviolet.

 

Arsyeja kryesore, kundërshtova tradhtinë me frikë,
se do bëhesha këtu, nismëtar i prostitucionit ajror.
Dhe do më shfrynte gruaja përditë: ”O kurvar kozmik,
më nxive fytyrën, mes shoqeve të planetëve qiellor!..

 

Por edhe nuk desha të bëja fëmijë jashtë martesës,
se mund të kërkonin trashëgim, prej kësaj pasurie, 
siç u dhashë fëmijëve të Tokës, dhomat e banesës,
dhe hyra në bunker parafabrikat, lënë prej sime bije.

 

Vila ime e re, me shkallare harkore, stil venecian,
ka dritare transparente, prej oksigjeni të kaltër,
katër rrufepritëse, mbrojnë çatinë, në katër anët, 
nga pickimet e zjarrta, të kometave bisht gjarpër.

 

Paguaj rregullisht me këste, siguracionet kozmike,
për ta ruajtur nga rreziqet, dhjetë vitet e ardhshëm. 
Ndonëse gruaja shqetësohet e bëhet paksa nevrike,
që s’u kemi bërë ende dhomave mobilim të rehatshëm.

 

Hamë tërshërë, derdhur nga kuajt asteroid të galaksisë, 
të mos shtojmë peshë, për të rënduar vilën mjegullore,
se mund të na bjerë nga gjëmimet e bombave të Sirisë,
të mbetemi sërish pa strehim, si aty në kushtet tokësore.

 

Jam i vendosur plotësisht të mbijetoj edhe në qiell,
me qindarkat nga shitja e fantazive, pa kërkuar hua. 
Sigurisht, duhet kohë të mbledh paratë, duke kursyer, 
por shpresoj, telebingoja e Ufove, të më bjerë mua...

 

NËSE POEZIA NUK BËN EFEKT...

Nëse xhepat i kam, pa dinjitetin e shkrimtarit,
që bëjnë t’u bishtnoj kafeneve moderne në qytet,
metaforat m’u bëfshin tufë nga seria e dollarit,
t’i ndaj me kolegët e mi, varfanjakët poetë!...

 

Nëse në e pistën e zbrazur të frigoriferit tim,
janë ulur të pushojnë vetëm tre presh,
librat e mi u bëfshin portofola, humbur në udhëtim,
për qeveritarët që marrin avionët e qejfit shpesh!...

 

Nëse mbërthehem, si në karrigen e maternitetit, 
për të lindur vargun, nga mitra e oksipitalit,
vargjet m’u bëfshin pranga, në vettingun e shtetit,
për duart e korruptuara, që varfërojnë shqiptarin!...

 

Nëse mbjellja e mendjeve, me mirësi, nga poezitë,
mbjellësve të hashashit, s’u bën efektin e mundur, 
krijimet e mia t’u bëhen, overdozë verbimi te sytë,
të mos dalin t’u shesin nxënësve qeskat me pluhur.

 

Nëse arti poetik, nuk zbut dot gjuhën e deputetit,
e cila është e denjë, vetëm për stallat me derra,
shprehjet poetike, t’u bëhen rrugës së parlamentit,
shkëmbinj të mprehtë, shkurre, gjarpërinj e ferra!...

 

ELEGJI PËR VDEKJEN E LULEVE

Jam ulur në stolin e fundvjeshtës së pikëllimit,
vajtoj vdekjen tuaj të trishtuar, o lule bukurie!
Juve u venit ngjyrat, fryma e ftohtë e dimrit,
mua gjëma juaj më çngjyros, retinat e syve.

 

Ky mort i bukurisë suaj, me ylbere mes fletëve,
duke varur kryet mbi varrin e akullt të stinës,
më trishton më tepër se zverdhja e gjetheve,
që rrëmbejnë erërat, e i flakin skutave tinëz.

 

Kemi folur bashkë fjalë të pathëna nga gjuha,
disa shprehje, që s’i ka asnjë fjalor i shkruar,
mendime të frymëzuara nga ngjyrat e purpurta,
që s’gjenden në asnjë hieroglif, për t’u deshifruar.

 

Brenda lulëzimit tuaj, kishit tharmin e poezisë,
që ngjizej, me pjalmin e kolorit dhe aromave, 
kishit figurat krahasuese, me kulmet e bukurisë
dhe nderin për të qëndruar në krye të dhomave.

Cili burrë i dashuruar, s’e bëri femrën të gufojë, 
me tufën aromatike, dërguar prej tij dhuratë? 
Cili poet, në vargjet me trëndafila, s’i këndojë,
dashurisë së fluturave, mbi karafila e zambakë?

 

Vdekja juaj e madhërishme, me heshtje mortore, 
siç vdesin ylberet, me qefinin e reve hapësirave,
lë tokën nën lotët e shiut dhe nën qefin dëbore, 
me horizonte të shkretuar, nga vdekja e ngjyrave.

 

Ah, si do të pres edhe gjysmë viti, rilindjen tuaj,
pa i çuar njeriut të zemrës, tufën e luleve me vesë! 
Vetëm qielli dhe toka, mund ta ndjejnë, sa do vuaj, 
derisa t’i çoj pranverën te dera, në të parin mëngjes...

 

FUSTANI ME PALA

Tjetër perri si ajo, s’kam parë,
as nuk besoj të shoh më kurrë.
Pas asaj, marrosej çdo djalë,
çmendej keq edhe çdo burrë...

 

Këndonte më ëmbël, se kanarina, 
kur e dehja me tinguj fizarmonike.
Zëri saj, më linte në zemër vrima,
Sytë e mi, i linin buzës rreze drite.

 

Kur tunde fustanin e hollë me pala,
në gji i kërcenin dy kokrra dardhë,
kur dridhte trupin e hajthëm si ngjala,
zbulonte kërcinj topolak të bardhë.

 

E shoqërova rrugës së pyllit në gusht,
kur ktheheshim nga aktivitet kulture.
Papritur, reja nxiu pyllin, me muzg,
ajo u tremb, më hodhi krahun mbi supe.

 

Aroma vajzërore befas më tërboj,
m’u rrëqeth me dridhma krejt trupi,
lëngjet m’u thanë brenda në gojë
dhe s’kuptova, e putha apo më puthi.

 

Ajo ndjeu dobësi dhe zura ta shtri, 
ku bari jeshilonte hijeve nën drurë.
Të shijoja nektarin, tek një perri,
shans si ai, s’do më vinte më kurrë.

Pa hequr fustanin e hollë vajzëror,
shkova, ku kish shkuar vetëm zoti,
se vura re, i druhej aktit zhvirgjëror, 
pasi i rrëshqitën faqeve, ca pika loti.

 

Në ngazëllim të dyanshëm dëshirash,
s’mund të gazmoja, kur qante përlotur.

Duhet të jesh me shpirt egërsirash,
epshin me rrëke lotësh për ta shuar.

 

M’u dhimbs, se aty qe kapur ngushtë
dhe me dy-tri thika zemre, e fala...
U çova në këmbë të niseshim për udhë,
duke i ulur mbi gjunjë fustanin me pala.

 

Pas vitesh martese, në shikime rasti,
ajo nënqesh ëmbël, me nënkuptim.
S’e kuptoj dot, atë shprehje çasti, 
e ka tallje, mirënjohje, apo pendim?!...

 

DUKE FSHIRË LOTËT E SAJ

Mbesa vogëlushe, doli në mesditë,
kur derdhej lumi diellor te sheshi.
Zërat e kalamajve, laheshin në dritë,
nga dritarja, më jehonin te veshi.

 

Pas disa çastesh, dera ime u hap,
dhe mbuluar, nga lotët hyri mbesa...
Brofa nga divani, iu afrova me vrap,
tronditur nga kuja e saj me dënesa...

 

Zëri i bukuroshes dridhej tel violine,
por melodia e dhimbjes qe e thjeshtë.
Përplaste krahët, si fluturim gjeraqine,
se Beni nuk e qaste në lojën e vet...

 

Duke pritur rubinët, e saj mbi faqe,
shkova t’i lutem Benit, e mendova kështu:
Eh, ta dinë benët e kësaj lagjie,
me sa përgjërime do i paguajnë, 
kur të rritesh, këta lotët e tu!...

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 09/10/2017 18:51:29
avatar
Mos qofte festa e fundit
-nip e mbese prane.
Se pari;Ju prifte PENA-Vulnet Mato;
sjelle;pese poezi-ZEMRE...
*
Mos qoftefest'i fundit gezim,n'Toronto. Mbese e nip prane,festojm"Festa gjelit".
Thirur;"Dita e falenderimit"njerzor.
Ne atdhe kete dite festuar ne vit te Ri.

E kendeshme kjo feste,mbedhur brezat;
Gjysh-e-gjyshe,nene-babe,dy engjej prane
Gjyshi,82 vite nisur ne Tirane,
Krah,gjyshia,te70tat,festuar ne Athine.

**Ardhur,per nipin,me urimin e pare,
"Doktoraturen"pjanist,te dytin vit nise'
Mbesa ne mbarim te deges Dietollogje,
Pridet;babi inxhineri,nena ekonomiste,..
***Feste tradicinale,tashme shtetas bere
Ne Torono tashme 18 vjet jetuar
Rritur femijet universitete mbaruar
Mos qofte festa fundit,me gjysha prane.
****
"Gjelin"tradite,i pari shtepise e ndan
Bishtin me got'n e veres,gjyshit para,
Mbeses,dobesi e gjyshit,dykrahet dhene.
Nipce pianistit,dy kofshat i ka hak.
Gjyshes dhenderi e jep mes kraharori,
Bashkeshortes si amvise,-Shpatullen
Shoqeruar me veshkat e melci.
Veren sia ndan asaj,si gjithnje.
*****
U ndriten dollite nj nga nje
Ne Tirane thuasse zemrat i kane,
Sa Eskishehiri,n'Madrit e Bruksel
Ne Detroid,familiarisht urojne dajen.
Y mbyll kjo feste tradicinale ne Toronto
Me urimin e fundit; mbrodhesi atdheut,
Amanet; bres pas brezi lene:
-Bjerini bote sane e mbane...
Po mos e harroni vatane!

Toronto09-10-2017 Guri Naimit D(Dh.Xh.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1