Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | DHE LOTET JANË BURRËRI!

DHE LOTET JANË BURRËRI!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mëhill Marku

DHE LOTET JANË BURRËRI!

                                      Poezi nga Mëhill Marku, Lezhë

Nëse shikoni që qan një burrë
S'është dobësi por fisnikëri
Lot dhëmbje mos pafshim kurrë
E nëse ka, dhe lotet janë burrëri!

...!      
Nëse do të më shikoni një ditë
Që të më derdhen lot nga sytë
Mos u çuditni dhe burrat kan shpirt
Gëzimi a hidhërimi burrërinë e mbyt.

Se thonë; "Jo nuk qajnë burràt"
Se nuk ndalen trimat në luftë
Por ndodh që lotojnë dhe guret
Edhe pse s'kan as shpirt as tutë.

Pash sot që qau një burrë
Jo nga dhëmbja por nga gëzimi
Urimet shpirtin ia ngrohen si furrë
Lotet i rrodhen si çurk burimi.

Kam parë burra nga dhëmbja të qajnë
E gjoksi tu dallëgëzojë me terbim
Kam parë lotet faqet tua lajnë
Edhe pse në luftë kishte qenë trim.

Se zemer e shpirt ka çdo njëri
Kushdo qoftë femer apo burrë
Gëzimin a dhembjen veç shpirti e di
Lot dhëmbje mos pafshim kurrë.

Dhe unë kam qarë një ditë
(Atë ditë që më vdiq nëna)
Se nëna më thau në shpirt
U terra si nata kur s'del hëna.

...!
Nëse shikoni që qan një burrë
S'është dobësi por fisnikëri
Lot dhëmbje mos pafshim kurrë
E nëse ka, dhe lotet janë burrëri!


                        
 -Per Fjala e Lirë në Londer, nga Shengjini, 08. 10. 2017-

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1