Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | LETËR NGA ESENINI

LETËR NGA ESENINI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thani Naqo

LETËR NGA ESENINI

Ti krise e ike; e di ku je,

dielli s’të sheh në mëngjes.

Mbi mua kullotin tufë me re,

ëndrrat m’i shprish një këndez.

 

Ti krise e ike; kalove oqeanë,

kthimi është marrëzi.

Merakun ta kam, mos ndro majanë, 

ndryshe do thurrësh poezi.

 

Ti krise e ike; tako Uitmenin,

një fije bari mbilli në buzë.

Xhekut, me hatër, krasitja bredhin,

lere të ngopet me gjumë.

 

Merak më mbeti; kalo kaçakshe,

ruskat mos e marin vesh.

Më sill një kukull të zezë a, mulate,

të lodroj, të qaj e të qesh.

 

Ti krise e ike; por mos i gris,

vjen dita pëlqehen patjetër.

Fletorkat e hershme, kur zenë myshk,

ngazëllejnë si vera e vjetër.

 

Sido të ndodhë; ngado të fryjë,

lirika është ledhatare.

Gëzof për shpirtin, që dashuria mos ngrijë,

kur dimri shtron borën tinzare…

 

2015

Comments (3 posted):

Vasil Klironomi on 11/10/2017 08:01:31
avatar
Z. Thani Naqo, unë nuk shikoj mirë nga sytë, por jam i sigurt se në atë fotografinë tënde, me atë çakmakun a shkrepësen, ke ndezur poezinë. Të kamë zili! Një zili dashamirëse. Urime...
Tahir Bezhani on 11/10/2017 11:17:14
avatar
I nderuar Naqo,edhe une ua kam zili per kete poezi,si shume miq trjere,zili pozitive,sepse kjo poezi,e shume si kjo, shkruar nga penda e mendja Juaj,te ndezinnga brenda saktsisht si me atë shkrepsen qe ndeze cigaren ti. E di,te duhet"gëzof"shpetimi por nuk do mund t'i ikesh atij dimri,sepse ke virusin e krijuesit te madh brenda shpirtit tend. Vargjet e Juaja nuk duan koment te gjate,sepse psikama e vargut ndihet deri ne kupe te qiellit..... Te lumte miku im,suksese pafund te deshiroj.Me rrespekt nga miku Juaj;
TB.Gjakove
thani naqo on 11/10/2017 23:16:47
avatar
Ju përshëndes, z. Vasil Klironomi dhe poetin Tahir Bezhani. Ju falenderoj që keni komentuar, me zemër poetësh. Këtë poezi e postova si përshpirtje poetike për Lirikun e Madh, Esenin. Ma do mendja se nga një pikëz "maja" lirike prej tij e kanë në muzë miliona poetë me të cilën flladojnë jetën dhe vargun poetik. Respekte,për ju, o shijehollë të letërsisë!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1