Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Opingat

Opingat

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Opingat

Nga Fatmir Terziu

 

U thanë: Ju mbajtët burra!

Ata nuk bëzanë: Me heshtje bënë tutje mënjanë.

U thanë: Ju ishit shtrati për legjendat.

Ata u përkundën: Fjalët kaluan djepet, trarët, kështjellat, bedenat.

U thanë: Ju jeni kultura dhe tradita.

Ata u ngritën me vrull: Ishim, por sot nuk është dita.

U thanë: Kjo është dhimbje?

Ata nuk qanë: Lotët mbushën një oqean.

U thanë: A i mbani mend kujtimet.

Menjëherë të gatshme: Ngadalë e ngadalë risollën mes vete vitet.

U thanë: Ku ndjeheni më mirë?

Njëzëri të dyja: Kur jemi të lirë.

U thanë: A keni moshë?

Me sytë e habitur u përgjigjën: Jemi më të forta kur na bëjnë shoshë.

U thanë: Ju nuk mund të ecni qetë mbi zhavore e gura.

Kthyen me kujdes tabanin: Me ne janë ngritur kulla, kala, ura.

U thanë: A i mbani mend furkat?

U përgjigjën: Me to u endën jelekët e trimave për luftërat, me to na i bënë xhufkat.

U thanë: A njihni botën e njerëzve?

Qeshën lehtë dhe njëherazi thanë: Vetë jeta jonë është mes njerëzve, nuk e kemi me të thanë!

I pyetën, sa u lodhën duke u thënë: Atëherë pse keni mbetur muzeumeve si fraktura të hershme?

Ky është problemi: Ju kurrë nuk na njohët botën tonë të brendshme! 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1