Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Një cikël me poezi lirike

Një cikël me poezi lirike

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Një cikël me poezi lirike


Nga  Përparim  Hysi

1. Ne shkëmbejmë"tepsitë" nga larg

Ne shkëmbejmë"tepsitë" nga larg,
Por me zemrat tona jemi afër.
Në shpirtëra që të dy kemi plagë
Të dy ashikë  të "ngrohur" në një vatër.

Zot, o  Zot, a do vijë një ditë
Që bashkë të jemi vetëm?
Ta dish sa dhëmb ky imishpirt
Pa ty, hiç nuk e dua jetën.

Ta hajë dreqi! Përse kjo ndarje?
Ç'është ky mur kaq i lartë?
E keqe qenke, moj jallane
Sikur më kanë pushtuar djajtë.

Të iku mendja,- më thotë dikush
-S'e sheh? Po flet me vete!!!
Mendja bredh diku, pas jush
Në jerm jam dhe me ethe.

2. Eh, tani nuk më shkruan më

Eh, tani nuk më shkruan më
(Sikur më thuaj:- Ku jemi parë?)
U kthyen ndjenjat në "film pa zë"
Ku shkoi? Ku shkoi gjithë ai mall?

Dikur ti "vdisje për mua"
Dhe lotët derdhje lumë
Tanimë nuk më shkruan mua
(S'e di si është kjo punë?!).

Por diçka duket ashiqare
Ke gjetur "ortak" tjetër
Nga zonjë që qe, u bëre lapardare
Tamam si një rrobë e vjetër.

Rrobën e vjetër nuk e vesh  kush
Buria bien për ata që kanë veshë
Qëndrimi lapardar me inat më mbush
Dhe të"uroj":- Mu në dreq të vesh!

3. Sa herë zhytem në mendime

Sa herë zhytem në mendime
(se jam vetëm dhe jam larg)
Tek ty mendja, mikja ime,
Veç për ty, ky shpirt është plagë.

Zë kujtoj çastet e hershme
E se ç'çaste! Eh, se ç'çaste!
Plaga bëhet më e prekshme
Nga ato çaste që qenë mjaltë.

Nëse puthjet qenë prelud
Si trokitje mu në portë
I kujtoj dhe bie përfund
Se jam larg sa një botë.

Largësia e shton mallin
Zë dhe  çastet përjetoj
( E di kush ma qan "hallin")
Veç ai që nga vendi mërgoi.

4. Pse po dridhet imja zemër?

Pse po dridhet imja zemër?
Pse po dridhet,ka kaq kohë?
Është një dridhje si e"ëmbël"
Se regëtij dhe po bëj"oh!".

Oh, regëtij dhe diçka ndjej
Ndaj dhe dridhet imja zemër
Se për kë unë nuk rrëfej
S'kam zakon të lakoj një femër.

Është frymëmarrja e saj e lehtë
Që më jep dridhje në zëmër
Porse emrin   e mbaj të fshehtë
Se më është aq e ëmbël.

Është një dridhje pak e  mirë
(E them troç: më pëlqen)
Ka një shpirt si xhevahir
Ndaj më"dredh", më bën ujem.

5. Ç'më kujon, o miq, shtatori?!

Ç'më kujton, o miq shtatori?!
(Në shtator kur hapej shkolla)
Më kujtohet: atëherë ndodhi
Ndaj dhe vjerëshën, për të shkrova.

Mu në shkollë erdh një çupë
Nasqerisur me  dorëzoti
Çupë për t'u pirë në kupë
E shikon dhe të bie loti.

Trupi i saj si mënjollë
Dhe fytyrën farfuri
Belin sa pushton një dorë
(Bëke "hile", o Perëndi!!!).

Mos vazhdoj më tej me të
Ne na mbetën sytë kllap
Po pastaj... ç'ndodhi, ë?
Do tregoj, po pak nga pak.

Bukuroshja qetësinë prishi
E "pranishme" në çdo çast
Dikush me të e "ujdisi"
Atë "dikushin" kam inat.

            Tiranë, 12 shtator 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1