Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | SHKENCËTARI

SHKENCËTARI

Font size: Decrease font Enlarge font
image FARUDIN HOXHA

FARUDIN HOXHA, SHKENCËTARI

Nga Luan Çipi

 

 

 

Shkencëtar ish Farudini

Burrë Shteti radhë e parë,

Akademikun e njihni,

Krenari për çdo Shqiptar.

 

Inxhinieri hidroteknik,

Qindra projekte krijoi,

Mjeshtri i Madh elektrik,

Vite e shekuj sfidoi.

 

Projektoi hidrocentrale,

Si një gjeni i ndërtoi.

Flasin lartësitë mbi male,

Zëri në botë larg jehoi.

 

Kush ndriçoi qytet e fshat,

Kush natën e bëri ditë?

Farudini i Hoxhatë,

Diell, që shpërndau dritë..

 

I pari shquhej ndër shokë,

Kur fliste, kur bisedonte,

Kur ndërronim mendime tok.

Po, sa bukur që këndonte!

 

Emri i tij do rrojë në shekuj,

Drita, jetë dimër e verë,

Do përcillet ndër dishepuj

I skalitur në mermer.

 

Tiranë, më 15,11.2016

Comments (1 posted):

viron kona on 12/09/2017 04:55:46
avatar
I nderuar Luan,
Me vargjet qe ke shkruar ke vene nje firme te ndritshme ne veprimtarine e madhe shkencore te inxhinierit dhe shkencetarit Farudin Hoxha.Me vepren dhe mendjen e tij brilante, ai tregoi se njerezit e medhenj afrojne driten dhe largojne eresiren,i sherbejne me vepra te shquara shoqerise dhe e orientojne ate drejt rugeve te sigurta te jetes.
Mirenjohja ndaj veprave te tyre eshte virtyt dhe cilesi e larte njerezore dhe, kete, ti Luan po e tregon edhe nepermjet ketyre vargjeve drite.
Faleminderit per emocionin.
Njerezit qe kane prodhuar dhe prodhojne driten si Farudin Hoxha,jane bije te vete jetes dhe te drites dhe, atje i gjen gjithnje.
Shqiperia ka shume hidrocentrale te medhenj, dhe, mbase jane nga veprat qe i kane rezistuar me shume kohes, por do te rezistojne edhe ne te ardhmen, ata do te ndihmojne jeten tone vazhdimisht.
Nderim njerzve te drites dhe te madhit Farudin Hoxha!
Me respekt,
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1