Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | VARGJE PER - FJALA E LIRE

VARGJE PER - FJALA E LIRE

Font size: Decrease font Enlarge font
image ARQILE V GJATA

VARGJE PER - FJALA E LIRE

DORA

Dora...!
Është e lehtë, ka peshën e rëndë të vesës.
Dora përthanë lotin,
shkruan emrin që ende nuk të ka harruar!

Dora...!
Statujë e trupit,
forma intime ku jetojnë dhimbjet,
si pikturat e jetës në ditëlindjen tënde,
nëpër duar kalojnë tregime të padukëshme!

Dora...!
Rrënja e miqësisë,
braktiset, vyshket në harresë,
kitarë e këngëve të plakura!

Në atë dorë...,
jetojnë gishtat, ata e zhveshën fustanin e nusërisë;
vitet e dashurisë numërojnë,
me ato gishta përkëdhelim foshnjet e porsa lindura
e rrjedh gjaku i viteve!

Mos e prekni dorën...,
me atë do kapim malin,
do mbjellim karafila...!
Dora...,
vija e artë për të ndarë moshën!

15 Nëntor 2015

VARGJE PREJ GURI                                   

 “Nuk e dua ëndrrën, më jepni realitetin.”

Gabriele D’ Annunzio

 

Atje,

tek bregu i erës,

seç mu kujtua një emër...

Guri i Vashës!

 

Prej racës së gurit jemi,

veshur me kostum guri,të rëndë, të fort.

 

Nga prind prej guri u lindëm,

 guri na dha jetë

deri tek rasa e varrit,

me një gur mbi kokë!

 

Gurët gëdhenden,

kanë gjuhën e tyre nëpër shtëpira,

avlli, porta e sofata,

shpirti na thahet mbi gurë.

 

Ah...gurët,

bashkëvuajtës të jetës tonë!

 

Nëpër qelit e gurta zgjohen muzgjet,

dhe zogjtë e mardhur nëpër gurë e fshehin folenë.

Mbi gurin e varrit poeti shpirtin gdhënd!

 

Dashuria  vajton mbi gurë,

nëpër copëra jete pëllcet guri nga syri i keq.

 

Aty

tek bregu i erës,  mbi gurë..të Vashës

 këndohen këngët e dashurisë!

 

   30 Korrik 2013

PËR MALET TONA…

Andej nga malet tona ka humnera
dhe kufoma këngësh…
Maleve jetojnë kujtesat e alarmit!

Në ato male
shtëpi qirindezura
me tjegulla resh mbuluar, dritë vetëtimash
zbukurojnë muzgun dhe pemët e larta.

Eh…ato male!
Sot, pafajsinë e lartësive kërkojnë nga të pathënat.
Në vënd të shtigjeve, përfytyrojmë hapsira të hirta
simbol i kalorësve të mangët për jetën.

Eh, ato male…
Sëmundjen e kohës vuajnë në këtë shekull.

Shtator 2017 

MISTERET E HESHTJES…

Çdo natë,
nëpër gjumë më mungon një gjymtyrë.
Sa çelet dita
me duar mbaj eshtrat e lodhura të trupit
dhe pa frikë
e derdh trupin gjatë rrugëve rebele…

Nga zona e heshtjes, ngarkuar me peshën e saj
nxitoj drejt dritës së thinjur
me një buqetë mallëngjimesh,
të gjej
njeriun e kohës time.

2014

NGA ARQILE V GJATA

Comments (1 posted):

myslim maska on 13/09/2017 21:31:46
avatar
Nje cikel poetik me poezi te ndjera dhe shperthime emocionale befasuese, te bukura ,jetesore. Urime. Faleminderit.Myslimi.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1