Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | " Ethe gushti"

" Ethe gushti"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

                    " Ethe gushti"

                         Cikël me poezi

Nga Përparim  Hysi

1. Po kur thonë?!!!

Po kur thonë:- Gusht e gunë (gusht e gunë,po shkoi e vajti)
Mend po na zë me shkumë,sikur thënia shkruar së prapi?!!!
Muret gati nxjerrin avull, gjethja nuk lëviz në natyrë
Ndonjë dhe gëdhihet shakull, nga kjo vapë gati mynxyrrë!

Ke "frikë" të dalësh jashtë(ca më keq të rrish dhe brenda)
Duket se të ndjekin "djajtë", gati të të pushojë zemra!
Nuk ka më"gusht e gunë"(asht sjell për"së mbari" moti)
Njerëzit po i zë me shkumë dhe mbajnë  shpresë vetëm tek ZOTI!

Zoti lart është e poshtë shikon,se i prishëm vet natyrën
Vet e sollëm të keqen tonë dhe tani "korrim" mynxyrrën.

                          12 gusht 2017

2. Vapa made in  Sahara!

I ra barit dhe e thau
I ra borës dhe e shkriu
I ra gurit dhe e çau
Po më keq e ka njeriu.

Po më keq e ka njeriu
(se të keqen solli vet)
Veproi me  mendje ariu
Tash nga vapa po pëllcet.

Toka?"Futur me kredi?!!!" *
Me kredi (vallë, a rrohet?)
Ç' i bërë vetes, njeri?
Sa para që tash pendohet.

"La" Afrikën  Saharaja
Bëri këmbë këtej nga ne.
S'është çudi, në mbrrin hataja
Të vëjë domenin mbi këtë dhe.

Koka bën e koka pëson
Morëm sëpatën u ramë këmbëve
Sot gjithë bota në tension
Se s'u bëjmë  ballë dëmeve.

* sipas shkencëtarëve nga 2 gushti 2017 toka është futur në kredi.

                  11 gusht 2017

3. Statue quoe e verës në gusht

Pikëlat  vesës ndrijnë mbi gjethet e pemëve
Ndërsa disku i diellit feks nga lindja
Këto pikëla gjajnë si lot (frikem mes pandehmave)
Si lot pikëlat e vesës (sikur qan gjithë natyra).

Duket sikur të gjitha pemët vajtojnë
Sikur po asfiksohen nga vapa
Mua më vënë në ngasje, më bën të kujtojmë
Se gjithë këtë të keqe e sollëm nga prapa.

I shkulëm gjithë pyjet dhe mbetëm pa mushkëri
Çlirimi  i gazërave po shkrin akullnajat
Të keqen kërkoje tek vetje, njeri!
Dhe lëri mënjan thashë e themnajat!

Jo "fundi i botës" a po vjen kiameti
Gjithë kohën faji u bë"qyrk" që nuk e vesh njeri.
Akuzë për shtetarët ky vargmodesst Poeti
Akuzë për fajtorët, e gjithë kjo poezi.

                 10 gusht  2017

4. "Provova" dhe "vdiqa"

"Provova" nja dy ditë dhe "vdiqa"
Për"vizita" shkova nga bota matan.
Sa "mirë": atje nuk duhej as bukë as ujë dhe as drita
Atje  qe  që "rrojje" me tamam!

Të gjithë atje qenë barabar
S'kish nevojë as për kryeministër as për president
Secili prej tyre qe Cezar
Dhe as kishin nevojë për shtet.

As nuk kishte as parti dhe as liderë
As turma që t'i ndiqnin nga pas.
As flitej fare për sherr
Qe tamam: Parajsë!

Në s'kishe shtëpi, punë e madhe
Pensioni të vogël, aq më mirë
Atje "rroje" pa kokëçarje
"Ha" e "pi" qelepir.

Mos e kërkoni parajsën në qiell
Unë e gjeta: ishte nën tokë!!!
Tokën ku jetojmë e kthyem në FERR!
E provova dhe nuk shkruaj kot.

                9 gusht  2017

                Tiranë, 12 gusht 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1