Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | PIKA SHIU

PIKA SHIU

Font size: Decrease font Enlarge font
image BEDRI ALIMEHMETI

BEDRI ALIMEHMETI

poezi

PIKA SHIU

 

"Ca pika shiu" sot nuk "ranë mbi qelq" 1)

Si në atë poezinë brilante të Kadares.

Por, mbi pllakat e trotuareve prishur keq.

I pash të binin tek ngrija finxhanin e kafes.

 

Dhe, pikat e tij të para aq nxituar,

Thash se do më shuanin mallin tënd.

U bë kaq kohë shpirt që m'ke munguar,

Thuam të kujtohet ai i mallkuari vënd?

 

Ku, eh lamtumirë njëri tjetrit i thamë,

Dhe trokëllimë e hapave të tua u shua,

Atje, tutje në urën e vogël mbi Lanë,

Dhe të të kem sërish, dua edhe s'dua.

1) Vargje nga poezia e Ismail Kadares "Ca pika shiu ranë mbi qelq"

MREKULLIM VETETITES

Si të mos i kem zili këto rreze dielli,

Që përkedhelin ëmbël kurmin tënd

Këtë mrekullim vetëtitës kurbash

Përsosmërinë e linjave që më çmënd.

 

Shndrit e freskët dhe e tejdukshme

Statujë e gjallë je ti hyjneshë

Keqas edhe Zoti do të më ndëshkonte

Po të mos dashuroja ty perëndeshë.

 INAT

(Gruas)

Je kaq e bukur, o Zot!

Sa unë çdo ditë,

Prej pamjes tënde

Mbetem pa frymë,

Mrekullohem.

Dhe më vjen inat me veten,

Që të të them sa e bukur je,

Rrallë shumë rrallë kujtohem.

 IMAZH

Këtë mëngjez në bar "Petrela",

Teksa rufisja kafen me ëndje,

Pas xhamit një vajzë me kaçurela.

Imazhin tënd më zgjoj në mëndje.

 

Lehtas aureolë e flokëve të tua,

Supeve të brishtë të dallgëzon,

Mëndafsh e tëra të jetë thua,

Apo ujvarë, që rrjedh e s'pushon?

 LETRA MBI TAVOLINE

Letrën që po shkruaj e gjeta mbi tavolinë,

Para meje këtu kishin zënë vend tri gra.

Të këndshme, e rezatonin mirë bukurinë

Edhe pse mbi supe kishin vite, goxha.

 

Petale lulesh shumëngjyrshe u gurgullonte

Buzëve të ravijëzuara e qeshura e bukur.

Kur dolën, njëra ngulmas po më vështronte,

Ku i kam ndesh këta sy të gjelbërt, hë pra kur?

 

Mos vallë në xhiron e dikurshme të Tiranës?

Apo gjatë një vere të largët buzë detit në plazh.

Nuk e di, kot vras mëndjen si i thonë fjalës,

Ndaj në letrën e tyre këto vargje shkruar lash.

 TINGUJ DASHURIE

Si gjithnjë pinim kafe sot paradite.

Një çift zuri vend thuajse bri nesh.

Djali shpatullgjër, vajza simpatike

Qeshte, ai diç i pëshpëriste në vesh.

 

E qeshura e vajzës, gurgullimë ujvare

Me petale lulesh barin e mbushi gjithë.

Te tavolina tjetër, dikush s'duroj fare:

"Ç'është kështu, s'përmbahen të rinjtë!"

 

Desha t'i thoja; kot fare nervozohesh,

Kujto kohën kur me miken tënde rrije.

Nga kjo e qeshur duhet të gëzohesh,

Mbushur është me plot tinguj dashurije.

DUA TË TË SHOH

Me përparse të zezë dua të të shoh sërish,

Ku ndrin farfuritse jak'e bardhë me dantellë.

Me këpuc sheshka kur shkelje aq lehtësisht,

Teksa mbi ballin e pastër loznin dy kacurelë,

 

Me librat ngjeshur fort pas gjoksit t'hepuar

Dhe fjongon e bardhë sërish të ta shoh dua.

Aty, si një ortens mes flokve të dallgëzuar

Vendosur aq mrekullisht nga duart e tua.

 

Dhe veten dirsur, nga vrapi për të arritur.

Po, po dua ta shoh e kam shumë snqerisht.

Dhe në netët pa gjumë, orët duke të pritur

I palëkunder me mendimin se ti do të vish.

NËSE NJË DITË

 Nëse një ditë do të më harrosh.

Puthjet e mia do të shndërrohen në shuplaka.

Nëse një ditë më s'do më kujtosh.

Përqafimet e mia do të të ngërthejnë si pranga.

 

Dhe dallgë e zemëratës time,

Uragan mbi shpirtin tënd keqas do të të bjerë.

Gjithçka tonën copë e thërrime,

Do e bëj, do e shkatrroj, tres krejt, do e bëj erë.

Comments (1 posted):

Petrit Malushi on 12/08/2017 20:11:33
avatar
Poezi te bukura, te ndjera, emocionale. Cikel i perzgjedhur nga "Dhe prap zuri shiu ne Tirane", qe cdo lexues arrin te gjykoje mbi shijet e holla poetike te autorit Bedri Alimehmeti. Urime dhe suksese. Miqesisht Petrit Malushi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1