Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | PO BËJ SIKUR…

PO BËJ SIKUR…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Iliriana Sulkuqi

 

 

 

 

 

 

 

PO BËJ SIKUR…
( prag fluturimi…)

Po bëj sikur
Po shihem në pasqyrën e para-ikjes…
Sikur s’kam asnjë rrudhë, asnjë thinjë…,
Sikur jam mes e midis jush, 
sikur ju përqafoj,
sikur me gishtrinjtë e mi ju përkëdhel,
për t’ju thënë se ëndrrat i prek më dorë…;
se përrallat ende i besoj si të jetuara… 
Po bëj sikur
s’ më dhemb asgjë,
sikur, trupin tim, asnjëherë 
nuk e ka prekur bisturia…
sikur s’mbaj në çantë paketa ilaçesh…, 
sikur…s’jam larguar ndonjëherë nga vendlindja…
Po bëj sikur jam ku isha –
Me ju e mes jush…
….
Bëni edhe ju sikur ju kam munguar…,
sikur ma keni falur largimin…,
sikur ma keni falur heshtjen…
Sikur ,
sikur -
MË DONI, PO AQ, SA UNË…!

Comments (2 posted):

Guri Naimit D. on 12/08/2017 12:01:39
avatar
Cupa nuse!te duam..
se je per t;u dashur!
Me te lumte per ndjenjat qe na paraqit ne gjendien tende,e mira Iliriana Sulkuqi, si larg nesh,po mos dysho;te duam si na do,mos me shume.
Eshte fjala yte percielle me penes safi pene atdhetare,qe na ben te te duam,sa ai mbiemer per mua si "Krishti".
Pac vazhdimesi me te gjitha.
Uroj-Si gjysh qe jam
Guri Naimit D.
Faruk Myrtaj on 12/08/2017 12:49:40
avatar
Po,
ka nje pike,
nje vije
e palimituar, gjerfundore,
ku Jeta dhe Fjala perputhen,

aty jane dherat e Artit
atdheu prej fjale prej shpirti, aty...
atdheu real, ai.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1