Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | PABESIA

PABESIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

PABESIA

QAZIM SHEHU

Fytyrë miku merr pabesia,

Armiqtë si miq puthen,

Të ngjan: gjërat e këqia

Mërgohen e s`duken.

 

Në trill të butë të mashtrimit

Dyndet ajo si re,

I mbulon kreshtat e kreshpërimit

Të urrejtjes që zjen.

 

Kur ikin retë, dalin sërish

Kreshtat e zgërdheshjes

Të duhet t`i marrësh këta miq

Midis tyre t`i hedhësh…

 

A zgjidhen miqtë vërtetë

Apo ata s`di t`i zgjedhësh,

Ec pyet diellin dhe retë

Që shpesh  mbi kundërmime bredhin…

 

Më i ngrohtë se dielli s`mund të jesh

As më i lehtë se reja,

Kështu heq valle pabesia mes nesh

Dhe s`dihet kush është preja…

 

PA QENË E NEVOJSHME

Kur i këpusim s`janë më lule,

Jetëshkurtra, në kurora

Ato kokën ulin.

Nuk është e nevojshme ta bëjmë këtë,

Po me që patëm kaq egërsi,

Në çastin e fundit kur s`mjafton

E gënjejmë atë me pak butësi…

 

 

 

MIQ TË LARGËT

Në jetë kam shumë miq dhe

Ata që më tepër s`më lënë të qetë

Janë miqtë e largët,

Duke i kujtuar më ngjan se më shpejt

Dielli nxiton të plaket;

Dhe bashkë me të ditët e mia

Seç ndjejnë një krisje;

Miqtë e afërt fillojnë e shtohen

Si bezdisje.

Miqtë e largët si kohrat e largta

Që na rrëfejnë gabimet,

Dhe prandaj bëhen më të dashura 

Dhe e tashmja prej tyre thinjet…

FJALA

Fjalët janë lule të errta,

Shpesh humbasin ngjyrën,

Po fjalët mund të jenë dhe dera

Që vështron në koridor pasqyrën.

Në këtë kundrim të mërzitshëm

Dera pritet të hapet nga njeriu,

Veç s`dihet në do dridhet pasqyra

E dera do ngashërojë vetiu…

I mendoj fjalët kështu ndërsa 

Derën hap dhe pasqyra më lejon,

Për të gjetur shëmbëllimin e njeriut

Me dorën mbi dorezë,

Fjala vetëm kështu hapet…

 

SHENJAT

Nga gjithë shenjat, më të bukura

Krahët e zogjve kam pranuar,

Ato vijnë pa të lutura 

Pranverën duke afruar.

 

Po edhe një shenjë bore në mal

E mora për pastërti,

Duke menduar për zogjtë e ngratë

Foleja ku u rri.

Mu duke se shenjë e bardhë

Befas u nxi…

 

KODRA PËRBALLË

Në majën e kodrës përballë

Ishte një lis,

Që na niste një mesazh të bardhë

Kur pranvera nis.

Tani

Një përforcues telefonik ngre kokën,

Zogjtë morën arrati,

Valë eterne krehin flokët.

 

Dhe na përgjojnë e përgjojnë

Zërat  tona për diku,

Jo si zogjtë që na zgjonin

E sekretet na ruanin në një qiell flu…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1