Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | KOHA E DYTË-VERA

KOHA E DYTË-VERA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Leon Lekaj

(Kthejua stinëve shpirtin tand)
KOHA E DYTË-VERA

Sonte u shue ylli i shën Lorencit, e dashtun,
Qielli u mbush plot me dëshira.
Mbi syprinën e xhamit ku thyhej drita në ramje
Andjet e mia vizatuen portretin tand
Koha mbrapsht i lvizi akrepat
Dhe mbeti në çastin kur buzët e tua
Shqiptuen ma t' bukrën fjalë të botës.

Sonte u shue edhe kori i gjinkallave, e dashtun
Mëtues i hapave të drojtun
Terrin e heshtun të ksaj nate
Do ta përdor mbulesë për ikjen tande
Dhe për t' gjitha mbramjet e ujshme
Që çuen furtunë brenda shpirtit tim.

Po ti eja e dashtun ktë natë
E ma ven në grusht dëshirën e vjetër
Që endet në qerthullin e mendimeve të mia
Si një zog i vetmuem.
Vetëm ashtu gjithë paragrafët e shendit
Kanë me gjallue si kor gjinkallash
E kanë me shndritë me dritën e një ylli
Që kurr me u shue nuk diti.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1