Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Ku shkoni, o të plakur...?

Ku shkoni, o të plakur...?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Arqile Vasil Gjata

Ku shkoni, o të plakur...?

Çapiten nëpër ajër të kohës,
kukurisin me pak zë grumbuj të moshuarish.
-Ku shkoni, o të plakur,
nëpër mjegullën e bardhë?
Jeni hallexhinj
deri në shpirt të thinjur.

* * *  
Tani nuk ka lojëra për ata,
veç fjalës që ua dhurojmë
a belbëzimin e një foshnje.

Mbetur me veten,
qeshin me fytyrën plakushe të tyre,
ëndërrojnë kujtimet e së djeshmes
varur në kopshtin e lodrave.

Në gramë të shpirtit
ndihen pëshpërima buzësh
që dikur puthën.
Të ecin duan, diçka më tutje, ashtu,
me gjysmë fryme, ecin...!!

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 11/08/2017 12:11:58
avatar
Me vjen keq "O i plakur"qe i thur keto vargje per njerezit "themeli shoqerise njerzore";pleqerise qe nuk ka vdekie kurre"si thote kenga jone Tiranase.
S'me besohet se e keni formuluar Ju sa ju njoh,keto vargje.
Jane te "PLAKURIT"pa jeni Ju,sa ne..
Mos lajthit e di qe je i dhene pas dashurise platonike,dhe se ke keq;RINON VETEN,sa nostalgji per moshee se re.
Mos harro! Njeriu NJERI-nuk plaket kurre!
Ktheu me shpesh ne ATDHE te rinohesh.
Me sinqritet bashkekohesi.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1