Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Bukuroshja

Bukuroshja

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir R Gjata

Bukuroshja

U zunë dy djem për një perri, për një flokëverdhë u zunë dy djem
të kisha thënë që është imja, jo është e imja po të them
e nxorën thkat nga këllëfët, mbrapa një klubi në mesnatë
ndërsa e bukura mblidhte buzët, e tundtte... tundtte flokt e gjatë

E rrodhi gjak në mes të rrugës, nga plagë e thellë e marë në gji
bërtiste bukuroshe e shkretë por s'e dëgjonte asnjeri
e mbeti..ngriu ashtu papritur, në buzë i ngriu një lule maji
ndërkohë dëgjohej këngë sirenash, sirenë këndonte këngë vaji

Një nënë shkon tek varr i bardhë, e qan e derdh një lumë me lot 
një tjetër shkon në burgun larg, me trastë të vjetër mbushur plot
e bukuroshja mban përdore, një djalë të ri me shtatë nishane
e belin dredh me gotën plotë, e buzët mbledh në një mejhane 

Fatmir R Gjata

Comments (1 posted):

Petrit Malushi on 12/08/2017 20:42:39
avatar
Faleminderit "Fjala e lire" qe na jep edhe mundesine e komunikimit me miq e shoke te vjeter. Fatmir R Gjata te uroj per vjershen dhe gjithe krijimtarine, por duhet te jesh me i pranishem edhe te Fatmir Terziu. Shoku yt i hershem i rrethit letrar Petrit Malushi Tirane

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1