Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | PAS PROVIMIT

PAS PROVIMIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image PAS PROVIMIT


Pas nje shkëputje te shkurtër Vjollca Tiku Pasku përsëri rikthehet ne pasionin e poezisë. ajo shpjegon se "Arsyea e shkëputjes  mësimi i gjuhës gjermane. Pas provimit te gjuhës kam shkruar nje poezi per castet... mbas provimit. Po ju dërgoj nje  foto  sebashku me grupin dhe profesoren time mbas provimit. Ju uroj çdo te mire ne jete dhe krijimtari. Respekte! Vjollca. Braunschweig. Gjermani!"


  1. PAS PROVIMIT

    Poezi

    Pas provimit ndihem si fllad që pushton gjithësinë e jetës, ...
    teksa sytë e jetëve gjallojnë kënaqësinë e shpirtit gazmuar. 
    Alfabeti i fatit feks një fije të artë në altarin tim të vjetër, 
    ku shoh zemrën e qiellit teksa rreh në kaltërsinë e kulluar.

    Kur mendoj se rrugët e jetës janë veshur prej shkëndijimit 
    më shfaqet pasazhi që lajmëron një ëndërr në lartësi resh, 
    valë të kripura djerse shkrihen nën këmishën e mendimit, 
    si të ngrejë një urë të ylbertë?!..të guxojë secili prej nesh.

    Drita vjen me diellin në sytë tanë dhe ka përzënë errësirën, 
    shpresa e hapur vjen si të ecësh në një xham transparent, 
    kometa të errëta, pas një ylli pa zë, kanë fshehur fytyrën, 
    të provojnë je në krahun e keq, apo në luftën e mirë në jetë.


    Vjollca Tiku Pasku

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1