Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | ZOGJTË E GËNJYER TË TIRANËS

ZOGJTË E GËNJYER TË TIRANËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

QAZIM SHEHU


ZOGJTË E GËNJYER TË TIRANËS
Një zog, tufë zogjsh,
Nuk shoh qiellit të Tiranës.
Nuk shoh,sorra ,korba,
Në qytetin e madh.
Qytetin kazan.
Ky kazan zien përditë,
Kocka ëndrrash.
Kufoma mbetjesh,
Inerte.
Zogjtë vetëm në poezi,
Bëjnë çerdhe.
PËRJETËSIA
Nga tharm i saj përjetësia
U pëlqen të mëdhenjve,
Ndoshta dikë çoi lavdia,
Në yje, përtej reve.
 
Duke shkuar larg e më larg,
Lart e më lart duke shkuar,
Ata u gjetën pa takt,
Në kohën, vendin e gabuar.
 
Për ta mbushur boshësinë,
Rendën diktatorët, të paplotësurit,
Në dashuri me lavdinë 
Nuk ju ndanë hurit e gurit.
 
Pseudokukudhët,ngacamanët,
Kapën përjetësinë, e tërhoqën pas,
Sikur të qe prostitutë 
E shfrytëzuar jo aq.
 
Në këtë duel pafund të tyre,
Jeta rrudhte ballin shpesh
Se përjetësia iu shpërblye,
Kush u bë njëri prej nesh...
 
THINJA NDJESISH
Kur nxjerr syrin e njomë,
Luginën vesh në flori.
 
Flori i ftohtë  i hënës,
Teh  thike në pezm.
Janë dëshira për tu thënë,
Një brengë dot s`e them.
 
Dhe kur ngjitet në qiell,
Sythin e syrit tek braktis,
Shkëlqejnë nëpër terr,
Thinja ndjesishë…
QIELLI
Kur s`kishim lirinë, kishim dashurinë,
Lirinë kemi tani,dashuria humbi,
Mbi ne shtrin plotfuqishmërinë,
Një qiell i rëndë ngjyrë plumbi.
Liria pa dashurinë qiellin ul,
Mbi kokat tona saç,
Me dashurilirinë do e çojmë,
Atje ku ishte… lart ,ndoshta më lart.
 
Në majë të majës ,në Empir,
Dashurinë vemë trëndafil…
 
 PARA MONUMENTIT TË LASGUSHIT 
Në vetminë tënde që e dinin,
Shkronjëtarët që flasin për ty,
Kur për partinë thurnin himne,
E s`të shihnin me sy;
 
I tërhequr,bridhje vetëm,
Anës liqerit mjerush,
Në fund të tij tresje,
Smeralde dhimbjesh prush.
 
Vallë e dije ti atëherë
Se do ktheheshe në bronx,
Duke i shtuar atyre
Lavdinë që s`meritojn?...
 
PARFUMI
Në pluhur të rrugës ,era shkund,
Grimca si në lojë,
Kalon një femër me parfum,
Si para pleqve Helena në Trojë.
 
Kush s`ka nge ta kundrojë,
Aq gjatë si pleqtë trojanë,
Ndërsa vizllimet tërbojnë,
Ëndrrat në fund shkanë.
 
Për këtë botë djersitur prej ecjes,
Lodhjes, tymrave, benzinës,
Ku njerëzit i ikin stepjes,
Ëndrrës dhe marrinës.
 
Në pluhur të rrugës sërish nesër,
Ku ulërijnë dështimet në hapësirë
Do hedhë parfum më tepër ajo femër,
Duke na torturuar pa mëshirë….
 
PËLHURA
I mbetur vetëm ,sall me muret,
Ashtu si Kostadin Kavafis
Shoh një pëlhurë që thuret, 
Fijeartë në mëndafsh.
 
Janë shtresa fjalësh të pafundme,
Pahun e tyre kthyen në fije,
Fijet bënë të mundur,
Këtë pëlhurë para syve.
 
Sa vështirë të shpalosësh,
Në kaq hapësirë këtë pëlhurë,
Në heshtje të grisësh cohën,
E saj ,që s`griset kurrë.
 
Atëhere për anijen e ëndrrave,
E bëj velë dhe tepron,
Pa gjetur detin dhe hapësirën,
Por, për kaq kjo mjafton…
 
TORTURA E LIBRIT
Siç torturojmë njeriun që duam,
Shpesh torturojmë një libër,
E përthyejmë , në të shkruajmë,
Një mendim të ndritur.
 
Sikur autori doli prej nesh,
Pastaj mori emër tjetër,
Me frymë  na rri mbi vesh,
Penduar nga akt i vjetër.
 
Kështu gjithnjë vazhdon tortura,
Nën jastëk e vemë ngadalë,
Ai me magji gjumin sjell ,
Pupël mbi qepallë.
 
Torturë e librit jep e merr,
Në ndërsjellje të pandarë
Ndërsa lidhesh,nuk e di,
Kush torturoi tjetrin më parë….

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1