Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | I FUNDMI I FSHATIT

I FUNDMI I FSHATIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thani Naqo

I FUNDMI I FSHATIT

 

M’u lutën

“eja”

e,

prapë

“eja,

babush, 

nuk ka kufij.”

Ç’të mirë në botë do të gjeja?


“Me një këmbë në varr jam,

nuk vij”!

 

Ikën të gjithë,

mbeta fill vetëm,

korbat krakëllijnë mbi fshat,

angullima e qenit,

miku i vjetër,

ulërin të kthehen prap’.

 

Hallemadhe botë,

më hip të qarit,

m'i morën nipërit me vete.

Bajluçkat e mbesave aty,

mes ballit

era ua tund nëpër dete.

 

Nuk di nga ikën,

vallë, ku janë?!

Errësira ditën mbulon;

"larg shkuan,-

erdhën më thanë,

atje,

ku turtulli shtegton.

 

Gërxhel mbeta,

fill vetëm,

korbat krakëllijnë mbi fshat.

Por qeni im,

besniku i vjetër,

dheun do më hedhë mbi varr...

 

 

2009

Comments (1 posted):

Noke on 14/05/2017 13:17:39
avatar
E trishtë por e dalë nga shpirti rrjedhshëm.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1