Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | NË UDHËT E JETËS

NË UDHËT E JETËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image Myrteza Mara

NË UDHËT E JETËS

Në udhët e jetës 
kryqëzime, kthesa,
dritë, errësirë, klithma ngazëllimi. 
Në udhët e jetës 
pendimi, e vërteta
zemra dhe shpirti drejt amëshimit.

Në udhët e kësaj jete 
lotët dhe malli,
lëndina psherëtimash që çelin lutje.
Këngë shpirti, 
pentagrame zjarri
ëndrra të kaltra nën qiej me puthje.

Në udhët e jetës 
shtigje të harruara,
dëshira të çmendura deri në skarilegj.
Kufijtë e marrëzisë 
në orët e vonuara 
rikthim i pamundur, plaga që më djeg.

Në udhët e jetës 
ortekët si male,
rropama fjalësh rrënoja kështjelle.
Vatra të shuara 
kujtimet hizjarre,
shpresa të zverdhura si flokë vjeshte!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1