Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | MBI KUAJ FJALËSH KALËRO

MBI KUAJ FJALËSH KALËRO

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Canaj

MBI KUAJ FJALËSH KALËRO
 
Nëse shputat e këmbëve gjak të janë bërë
Të përpjetave gurore marrë,
Mos rri pas plagëve t’i shohësh gjak si kullojnë   
Ecjen mos ndal!
 
Nëse shputat presat e gurëve t’i kanë grirë
Deri në kyçe krejt
Mbështetur mbi kocka kërcinjsh rrugën vazhdo,
Mos u ndal, ec! 
 
Nëse me shpatë kërcinjtë të janë prerë
Deri lart në gjunj
Kujen mos vërë, me kockat cungje për këmbë
Ec...ec..., mos u përgjunj!
 
 
Nëse këmbët deri në rrëzëkofshët, thellë 
Gangrena t’i ka ngrënë 
Fatit mos iu dorëzo, duart për toke mbështeti fort
Ec mbështetur mbi pëëllmbë!
 
E, nëse, prapë ndodh duart  deri në bërryla t’i sharrojnë 
Me kuçedrën sharrë dhëmbëmprehtë
Edhe mbi bërryla ngritur, përsëri mos u ep
Vazhdo, ec dhe ec, ec...
 
Por nëse sharrimi të ndalur nuk ka, nuk di
Dhe deri në supe shkon
Ti, prapë edhe pse krejt trung mbetesh unë them:
Ec, ec, ec...ndaljen mos shih si opsion!  
 
 
Dhe nëse koha kasap të gjitha t’i pret, por shpirtin, 
Kurrë dot s’ta merr,
Kalëro mbi kuaj të bradhë fjalësh, dhe, kalërimi, 
Do të bëj njeri të pavdekshëm në tokë 
Dhe engjëll në qiell.

Comments (1 posted):

Petrit Malushi on 20/04/2017 15:53:50
avatar
Faslli, te pershendes per vjershate bukura dhe me ngarkese emecionale qe boton here pas here. Miqesisht Petrit Malushi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1