Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Një cikël me tri poezi

Një cikël me tri poezi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Thonë

Thonë për mua që shkruaj çiltër dhe vesin e nxjerr lakuriq?!

Nëse, me të vërtetë, e kam arritur, le të më vënë si KRISHTIN në kryq!

Në shkrime asgjë nuk kam fshehur dhe  transparent jam si xham

Kurrë- kurrë nuk jam trembur, që të vërtetat t'i them tamam.

 

Kam shkruar kështu me ndërgjegje dhe pasojat mbu vete i marrë

Kurrë të vërtetave s'u vura "perde" dhe nuk pyes për "moralistë të kulluar"

Askënd në vargje nuk fyej, pragut nuk i rashë të dëgjojë dera

S'pres që dikush të më shpërblej, por mua më pëlqen veç e vërteta.

 12  prill  2017

Egoisti

Po rreh gjoksin me  grushta egoisti dhe gati  e bëri atë:gropë!

Se pa atë? Bota shkoi e bitisi!!! se veç nga egoisti bota është botë

Ç'mendjefyell! Sa qenie e pështirë! Ky mendjeboshë ka goxha shkollë

Mua më duket si një xhind i pirë dhe,ç'nxjerr nga goja, bien era-sqollë!

 

Se me fjalët e tij "pëgër" mjedisin dhe ciflat e jargëve të  bëjnë pis

Kurrë nuk më gjen mua me"pisin" dhe"mjerë" ata që me të bëjnë"biss"

Janë krejt mjeranë ata që e dëgjojnë (atij i duket vetja si jashtëplanetar?!!!)

Me mua këto pallavra  nuk të shkojnë,se më dukesh krejt si shpellar.

 

Egoist që thuaj:- Pa mua ka për t'u bërë kiameti?!!!

Nga unë kufirin e ke  tek thana

Mua më pëlqen kokëuluri, i thjeshti

Dhe hiç për ty s'më merr ujë lopata.

11 prill 2017

Ziliqari

Sa herë që ndodhem i gëzuar (t'i erresh si ditë me shi)

Pra, hiqesh sikur je i "trishtuar", kjo ndodh se ke zili.

Si çdo i gjallë, ndodh që trishtohem(ti gati"qan" për hallin tim)

Përbrenda, zë e gëzohesh se harron që qesh e dukesh si përçmim.

 

Ndodh që unë qesh,se jam tipgazmor; ti ha-ha, çon buzën vesh më vesh

Por mbi fytyrë lodron një tis nervor (dukesh sikur thuaj:-Në esfel të vesh!)

Ta hajë dreqi!Ç'krimb të mundon? O qenie e ndyrë që"loz me dy porta!"

Ziliqar! Lojën përverse gjitkush ta lexon dhe, për mua, të të hajë mortja!

 

                          10 prill  2017

Comments (1 posted):

Petrit Malushi on 20/04/2017 15:59:14
avatar
Eh more Papi sa shume jane shtuar keta tipat. Pena mos te pushofte se shkruari. Gezofsh shendet. Petrit Malushi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
2.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1