Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Hallë Sanua dhe Qemali

Hallë Sanua dhe Qemali

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

Hallë Sanua dhe Qemali

Elegji, nga Luan Çipi

 

E kujtoj me nostalgji,

Sanie Çipin edhe djalin.

Nënë, me dymbëdhjetë fëmijë.

Në fund... ngeli me Qemalin.

*

Në Çiçaj, vuri kurorë,

Qytetarë Gjirokastritë,

Me çiflig në Mashkullorë,

Me emër, nder e meritë.

 

Halla ime ish si flutur,

Gjithë ditën, shend e verë,

Qepte dhe qëndiste bukur

Dhe dimrit ishte pranverë.

 

Dino Çiçua, kohë s’ po gjente

T’i jepte jetë “dervidaimit”.

Halla nuse, i shërbente

Kafe, bukë e cigare, trimit.

 

Kohët iknin pa kuptuar

“Vetëlëvizësi”, po si më parë.

Vet Bismarku ish shqetësuar.

Hiri duhanit, mullar...

 

Vitet ndiqnin njëri tjetërin,

Hall Sanon, vendi se mban

Mbeti me Qemalin vetëm,

Dhe ai.., u vra partizan.

*

U kthye te ne, derë babe,

Si se pash kurrë duke qarë?

E kujtoj, vejushën labe,

Optimiste gjer në varr..!

 

Tiranë, më 10.11.2016

Shënim: Dino Çiço- shpikësi gjirokastrit i “vetëlëvizësit”, Sanua- kunata e tij.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1