Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Grinuiç

Grinuiç

Font size: Decrease font Enlarge font
image Grinuiç

 












Grinuiç

Nga Fatmir Terziu

 

Më duhen sy të shoh moshën tënde. Gjysma

midis në verbërinë e dritës,

ditët e mia në këtë botë të errët dhe të gjerë,

më duhet të paktën të gjej një sy këtë herë,

një lente të fshehur tek errësira,

për ditët, javët, muajt e vitet e padobishme,

edhe pse shpirti im ka më shumë prirje

për ti numëruar zbardhjet e flokëve,

përtej kësaj verbërie të pandjeshme.

“Dritësia ime! Drita ka sosur,

në kërkim të një dite të ligjshme,

pas ofshamave të pandjeshme të Tokës,

lexoj verbërinë tjetër të Botës,

thjesht me mbylljen e syve.  

Grinuiç, 15 Prill 2017

 

Zenit

Nga Fatmir Terziu

 

Më deshe krejt ndryshe nga fjala. Ndryshe

nga fjala, krejt ndryshe,

më deshe, pa të kërkoja,

si një flashitje mes reve,

më deshe, pa të zbulova,

si një cipalë lulese...

 

... e kështu shkuam më tutje,

livadhit të butë plot lule.

 

Eh, ti më deshe krejt nga fjala,

eh, unë të desha si në përrralla.

 

Ngadalë me fjalën u zjarmth Rinia,

përrallë na mbeti DASHURIA!

Comments (1 posted):

Agim Shehu on 20/04/2017 17:24:26
avatar
Nuk njoh gazetë me kaq pasuri mendimi artistik ne të gjitha shfaqjet e saj. Një "enciklopedi" në llojin e vet. Bota e njeriut me tërë përvojat e tij brënda fjalëve thënë mjeshtërisht. Këtë mund ta bëjë vetëm një mjeshtër si Fatmir Terziu, sa publicist e shkrimtar, po aq dhe intelektual me dinjitet. Urimet me te perzemërta kolegu e miku im i çmuar. Poet nga arti i bukur i Fjalës.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1