Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Kollarja e Bardhë

Kollarja e Bardhë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

Kollarja e Bardhë

Nga Fatmir Terziu

 

Dhe mendoni se diku ka pozuar kollarja?

 

Jashtë kokrizave dixhitale. Ndodh

e Bardha të zhbëhet ngjyrim.

E ftohtë.

 

Krisje.

Zgjidhje.

Zgjedhje.

 

Ka gungën e saj kollarja,

eh, ndodh, varja

mëngjeseve të lagura nga zvarritjet

një pluhur i hirtë mbi qepalla.

 

Pushkritëz 

pushkrritun

pushkrrizët. 

 

Dhe vjen nata

ekranet pushlohen nga kollarja

dritaret hapen të pastrojnë ajrin. Vapa

një kokrizë më shumë në trillin dixhital

fjala sërrish fjalë,

fjala, fjalë, fjalë,

fjalë pa pushim

vetëm fjalë. 

 

Ju mendoni se ndryshoi kollarja?

 

U ble në Athinë, 

U ble në Kinë,

U ble në Gjermani,

U ble në Itali,

U bë e Bardhë

Ju mendoni se ndryshoi kollarja vallë?

 

Ajo ndot gjithnjë në rrethin e qafës, 

pushtet-plotë

pushterkë 

plluquritje

prajshëm 

përzimje fjalësh me mëditje. 

 

E kërkoni të gjeni kollaren

përmëndëshëm

ndodh në të gjitha kanalet

ku Bota përmillëzon fjalët

e njeriu i pastër

gatuan byrek me hallet

në ëndrrat e gjata parlamentare

përzgjedh samaret.

 

Kjo ndodh përditë

sa të hapësh e mbyllësh sytë. 

 

Ndodh me Ty, me mua

Pelas luajmë si të hutuar

me heshtje ushqejmë farën

që na tund kollaren.

 

Kjo ndodh 24 orë papushim.

Ndodh në çdo cep,

edhe pse nis në Kryeqytet.

 

Ndodh tre turne të gjata

tetë, me tetë, me tetë

ikën dita e vjen nata

kollarja flet e flet... Flet (!?)

 

Tetë 

tetë

tetë

24 orë që fle...t. 

 

Dhe kurrizi im i bën “yzmet”

dhe goja jote hesht

dhe këmba juaj shket

dhe dora e të gjithëve qep

miliona kokriza në këtë portret

ku kollarrja ngrihet Përmendore tek retë!

 

Dhe fajin e ka A-i-u

shkrihet vetvetiu

pelq

mbi ekranin ku kollarja na ngriu...

për fatin e keq...

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1