Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | QIPARISI DHE KANARINAT

QIPARISI DHE KANARINAT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Canaj

QIPARISI DHE KANARINAT
 
Dy kanarina me puplat  ngjyra-ngjyra, flutura,
Me zërin e tyre varg mjalti teksa u rridhte nga buza,
Me zjarrin e syve të bukur prush që ngrohte  e digjte
Sa hidhte njëra një fjalë, tjetra me iso ia priste
Sy e veshë i heshturi qiparis po i ndiqte.
 
-Hapi dhe ti krahët që era e lehtë vals ndër to të hedh.
-Të të vijë një prej sojit tonë të ulet ngadalë mbi  ndonjë degë.
-Një mëllenjë, a tjetër zog të vijë të ngrejë aty, mbase dhe fole.
-Të nanullitesh nën këngën e tyre, a ledhatim puple ndje.
-Vid vid vid të ndjellësh sa të hapësh sytë në mëngjes.
-Duke gugatur vjen të zbukuron prehërin ndonjë pëllumbeshë.
 -Boll ndenje krahëmbyllur, roje i palëvizshëm, qiri!
-Në pyje erërat, drurët, fluturat, zogjtë vallëzojnë bukuri!
-Hapi krahët dhe lërë ndokënd të të vijë e ulet në gji!
-Dhe do shikosh se si do të ndjesh të madhen ngrohtësi.
 
-Ju të drjetë kini,- ua ktheu po aq ëmbël i drejti qiparis
- S’do isha mbjellë këtu unë po të isha, plep, rrap a lis 
Jam qerpikëve të mi dimrit të hullojë shi i ngrohtë, i valë,
Ngrica dhe akulli rrënjët e thella kurrë të mos kalb,
Verës të kullojë  buzësh vesa  ballëfreskuese mbi bar,
Të mos lejojë një gjethe të vyshket dhe jo tharë,
Jam me hijen time të luajnë tango të vdekurit në varre,
Më zgjodhën t’u bëj roje e jo prish gjumin me këngë e valle.
            

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
2.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1