Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | BASHKONI KOMBIN NË LIDHJEN PREJ GJAKU!

BASHKONI KOMBIN NË LIDHJEN PREJ GJAKU!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

BASHKONI KOMBIN NË LIDHJEN PREJ GJAKU!
Nga Luan Çipi
Për kohën e shkuar kam ca derte e mall, 
Tridhjetëmijë fletë kalendari grisa...
E pyes veten shpesh: Ç’ kam kuptuar vallë?
-Vrapim të mundimshëm në rrugë me plisa!
 
Fëmijërinë, e shkova me zhurmë e tallaze:
Avionë, anije, topa e tanke, fashistë e nazistë;
Në Rini, u përplasa me luftë t’ ashpër klase:
Borgjezë e Proletarë, Komunistë e Ballistë.
 
U pleksëm në beteja të forta në jetë
Për dije, arsim, kulturë e liri.
Ishte kohë rrebeshi, stuhi e tërmet,
Për të ruajtur nderin dhe emrin njeri.

Të vetëm luftonim kundra botës mbarë
Në kushte rrethimi të plot e në izolim,
Perëndimit shfaqej ”imperializmi barbar”,
Në lindje e përtej, revizionistët na mbinë. 
 
Mbinë si kërpudhat mbi tokë bunkerët,
Ditën rraskapitur me lodhjen që të mund,
Natën “mësymje”, urdhëronin kapterët,
Sajoheshin në ëndrra gënjeshtra pa fund:
 
“Prona private, e keqja më e madhe,
Besimi fetar, opium i njerëzimit,
Çdo gjë kolektive, të heq brengë e halle,
Tufëzat edhe arëzat, shpresa për shpëtim”.
 
U ndamë nga Serbi e u prishëm me Rusët;
Kinezët e Maos, (që me ne hiqnin valle), 
Me krerët e Amerikës, kishin puthur buzët,
Ndaj  e “meritonin” shuplakën e madhe!
 
Bashkë u bënë “armiqtë”, po ne tjetërsoj:
Me Flamurin Marksist e yllin shpëtimtar,
“Bota drejt të ardhmes pas nesh le të shkojë,
Marshojmë drejt suksesit, përherë fitimtar.”
 
Kalërojmë fitues, me ne, “Donkishoti”!
Po, Muri i Berlin nuk mban e rrëzohet.
Rikthyer të gjithë, kush qe më i zoti,
Një zgjidhje e re nis përfytyrohet...
 
U grisën kufijtë, djemtë e rinj, u gënjyen,
Me mushka e vaporë, në emigrim po shkonin
Disa mbetën rrugëve, shumë as nuk u kthyen,
Po “ajka” vendosi shtetin të formonin.
 
Erdhi polipartizmi dhe demokracia!
Ëndrrat dhe zhgjëndrrat, sërish po faniten,
Ashtu si e deshëm, në ballë prapë rinia.
Rrugë e gjatë na doli, kallot po na rriten...
 
Amerika e Madhe, na e mësoi notin:
“Notoni, peshkoni, bëni çfarë të doni!”
Dhe Evropa plakë na riktheu “Zotin”:
“Nisni e  mendoni, drejt qiellit shkoni,
 
Kur të jeni gati, vetë të na tregoni,
Duke u marrë vesh më parë shok me shok;
Veç, pa Islamikët, ata t’i mohoni,
Pastaj në Evropë do bëhemi tok”.
*
Po ne mbajmë traditat dhe zakonet tona:
Çdokush e zë radhën, do vendin e parë!
Më lehtë merren vesh mija milingona,
Se të mirëkuptohet një grusht Shqiptar.
*
Ma dëgjoni mua, një këshillë plaku:
I lini përçarjet, grindjet e mëritë;
Bashkoni Kombin në lidhjen prej gjaku,
Mëma Shqipëri, qëndron mbi partitë!
 
Ripunuar Vlorë, më 15.02.2017

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xhoga ) on 16/02/2017 12:28:36
avatar
Luan Cipi telumte Pena,
Na ngre mbare atdheun ne BEDENA.

Te lexova sa Sosoven pershendeta per festen,festen e Pavaresise 9vjet plot sot.qe ti me kenaqe c'ke poezuar.
Pac mbrodhesi ti dhe shqiperia mbare ,me ate "keshille plaku" dhene..
BASHKONI KOMBIN ne LIDHIE GJAKU,
MEMA Shqiperi ,qendron mbi PARTITE.
Gezuar festen e PV. KOSAVES MOTER.

Toronto16-02-2017Guri Naimit D.(Dh.Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1