Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Cingëll

Cingëll

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pema është në orët e saj të buzëqeshjes...

Miq të nderuar, ju përshëndes me këtë poezi... Nuk dua t’ju lodh, as edhe t’ju mërzis, por më falni dhe sinqerisht ju kërkoj ndjesë, se dua të shkruaj shqip. Dhe gjuha shqipe është e pasur dhe mjaft e bukur, fatkeqësisht mjaft fjalë të saj janë lënë në harresë dhe duhet mbajtur gjallë. Respekte!

 

 

 

Cingëll
Nga Fatmir Terziu

Pema është në orët e saj të buzëqeshjes,
ciris bistaqe të lehta
mbi cipal
është e mërkurë, Regents Park...

Syri cullak i bulëvaret gjethit curran. Loti
cukël i bardhë tërhiqet mbi një kal në asfalt
mijëra vite sillen vërdallë
në përpjekjen e ngadaltë të rradhës
cukni e gjallë shpendësh mbi liqen. Gjuha
cirkëlon dhe përpin krahët e ikjes
cingërjar i zullumshëm sillet cukumillë
lulëzat ngjeshen cullnisht
curron erë e mirë,
pema cuckë e qeshur lirisht...

Pemëza ciripupe cistit tinëz,
ne ende s’ia njohim buqëqeshjet e stinës.

Cinglli cingërrijnë fjalët në vesh
me piskamën e gjuhës së huaj,
O Zot sa kohë paska humbur mes nesh
kjo pemë e begatë, e lulëzuar
të na bëj për të qesh...

Ajo na ka thirrur e na thërret përditë,
një buzëqeshje e ngrohtë i zgjon mirësitë.

Comments (10 posted):

Qatip Mara on 08/04/2015 18:13:50
avatar
Shumë bukur ! Komunikimi me gjuhën shqipe,me gjuhën e nënës është jetëdhënës. Kombi pa gjuhën e tij pothuaj ka vdekur. Respekte e suksese i nderuar Fatmir Terziu
Goge Minella on 08/04/2015 18:15:18
avatar
...Dialektalizmat , Perbejne Thesarin e Gjuhes ,se Folur ,te te Gjithe Trevave Shqip Folese !...Ashtu si Jo te Gjithe e Kuptojne ,te Foluren e Jugut !... Ju URIME!!...
Tahir Tanushi on 08/04/2015 18:16:32
avatar
Nje galeri fjalesh te vjetra qe shprehin bukur ndertimin e vargut ne vjersha!Autoktone!
Pandeli Koçi on 09/04/2015 18:53:45
avatar
Përshëndetje dr.Fatmir! Ju heq kapelen, ju përgëzoj dhe ju vlerësoj për punën tuaj të lavdërueshme për "zhvarrimin" e fjalëve të harruara shqipe (në situatata qesharake kur disa flasin për parësinë e epërsinë e gegnishtes ose të toskërishtes) dhe për gjallëriminë e tyre në poezinë e prozën tuaj. Devotshmëria e përkushtimi që keni për letërsinë e gjuhën tonë janë fakte që flasin për një intelektual e atdhetar të vërtetë.
Nadire Buzo on 09/04/2015 18:55:26
avatar
E veçante dhe interesante poezia. Te lutem me spjego pak fjalen ciripupe se e kam hasur edhe diku tjeter dhe nuk ja di kuptimin. Keshtu i thoshte Gjergj Fishta Vajzave te vogla, nxeneseve te tij. "Pemëza ciripupe cistit tinëz," sa bukur tingellon.
Agim Basha on 09/04/2015 18:56:11
avatar
Janë kaq shumë fjalët e lashta dhe të vjetra që i shpërhin këtë herë Fatmir..sa që mendoj se edhe Ti,je një pasuri e veçantë shqiptare..Urime...për poezinë popullore....dhe pasurinë gjuhësore që përcjell....Vërtet e mahnitshme..Përshëndetje Fatmir!
Minush Hoxha on 09/04/2015 18:56:56
avatar
Z. Terziu, pervec poetikes qe shfaqe ne kete poezi si perhere nepermjet metaforave te bukura, fakton dhe fuqine /jo begatine/ gjuhesore te shqipes duke nisur nga rrenje e nje fjale per ta perthyer e lakuar /jo thyer/ me mjershtri. Dhe provoj te sigurte se shqipja as afersisht nuk eshte duke shteruar dhe se duke nxjerre ne pah permes gjuhetareve e atyre qe shkruajne fuqine e saj, ka dhe nje radius te paperkufizuar qe te shprehe te tera imazhet, idete mendimet etj. te atyre qe e perdorin ate. Flm. z. Terziut per kete prove.
Fatmir Terziu on 09/04/2015 18:58:51
avatar
I nderuar miku im Qatip Mara, faleminderit shumë. Ne e quajmë atë person i cili e ka humbur babain e tij, një jetim; dhe një të ve një njeri i cili e ka humbur gruan e tij. Por, që njeriun i cili ka humbur orientimin e tij mes gjuhës, sidomos atë që ka humbur gjuhën e tij ne e mbajmë si të “zgjuar” madje e mbajmë edhe në Parlament, madje edhe në Akademi e në Universitet..., pra nuk e quajmë jomeritor dhe gjuhëhumbur. Prandaj detyra jonë është ti gjejmë një emër atij që humbet edhe gjuhën e tij... Respekte!
Faleminderit shumë i nderuar Goge Minella, ju përshëndes. E ndjej shqetësimin tuaj, sidomos tek dialektalizmat... Natyrisht ashtu është ka disa pragje moskuptimi, por ato pragje ka kohë që kanë qenë duke u zvogëluar kur qindra studentë mblidhnin fjalëte huaja dhe Fjalori i Oksfordit Shqip Anglisht do të ushqehej prej tyre. Vetëm ne mbetëm të harruar nga ushqimi i asaj tryeze të shtruar bukur dhe shqip. A duhet harruar pra thesari i gjuhës shqipe?

Faleminderit shumë Tahir. Të përshëndes dhe e pëlqej fjalën “autoktone”. Gjuha jonë është pasqyrim i vetes. Një gjuhë tillë reflektuese është një reflektim i saktë i karakterit dhe shton vlerën dhe çon në rritjen e folësve të saj me një arsye më shumë, dashurinë dhe respektin për gjuhën e bukur shqipe, edhe pse dikujt i ngjan si dialekt, apo diçka tjetër.
Faleminderit shumë Suzana, Fjalët që kursehen, apo krijohen mbi limitime të ndryshme, gjithmonë destinohen nga “vdekja” e tyre. Dhe pos tyre vdes edhe gjuha si mjaft gjuhë të shuara sot në Glob. Respekte.

I nderuar miku im Goge, jam në dijeni dhe miku im Pandeli Koci, më ka postuar disa herë libra të tillë dhe madje edhe disa që ndihmojnë në shkrimin pastër të Gjuhës Shqipe. Ju falenderoj që ndatë këtë me ne. Por kohët e fundit termi shqip-shqip, duket se është lënë në harresë. Dhe gjuha ka krijuar veç harresës edhe vetminë e një dëshire për ta njohur më tej Gjuhën Shqipe. Gjuha ... ka krijuar fjalën 'vetmi' për të shprehur dhimbjen e të qenit vetëm. Dhe kjo ka krijuar fjalën 'vetmi' për të shprehur lavdinë e të qënit vetëm në një kohë që tashmë gjuha shqipe nuk është më e ndarë, nuk është më vetëm, është bashkë më shumë se kurrë Veri dhe Jug, bashkë janë Shqipëri, Kosovë dhe shqiptarët që jetojnë dhe flasin shqip kudo në trojet e tyre etnike dhe kudo nëpër Botë. Por, për gjuhën duhet pak disiplinë dhe përkushtim. Faleminderit. që është një redaktor dhe mjeshtër i Gjuhës Shqipe, një shkrimtar që s’të fal as edhe një presje dhe jo më një fjalë gabim apo të shprehur keqaz,

Ju përshëndes miku im Gremo, vërtetë edhe vetë kur e rilexova, pashë cicërrimën e saj, ndoshta ngaqë vetë arsyeja e poezisë ishte të ndalej tek fenomeni filozofik i kumtit të fjalës dhe mirëpërdorimit poetik të saj, pra tek vetë timbri që ka gjuha shqipe, në bardhësinë e pastërtinë e saj.
Të përshendes kushëriri im Petro. Faleminderit që më lexon dhe natyrisht ndjehem mjaft mirë. Dhe unë të falenderoj për vlerësimin që më jep. Gjithë të mirat.

Ju falenderoj përzemërsisht . ashtu si sytë një kafshe që kanë fuqinë për të folur një gjuhë të madhe edhe e qeshura e stinës së një peme ka një simbolikë të pastër guhe, të cilën vetëm gjuha e bukur shqipe e bën ritmike dhe të tërheqshme deri në detajin më të fundit. Respekte!

Miku im i nderuar Hysen Ruspi ju përshëndes me respekt. Gjuha shqipe është mrekullia vetë, dhe ju i nderuar si profesor i Gjuhës Angleze e dini mjat mirë sa bukur është tingëllima e saj. Gjuha është një proces i krijimit të lirë; ligjet dhe parimet e saj janë të caktuara, por mënyra në të cilën janë përdorur parimet e brezit është e lirë dhe pafundësisht e larmishme. Edhe interpretimi dhe përdorimi i fjalëve përfshin një proces të krijimit të lirë. Respekte.

I nderuar Pandeli, kapelen e meritoni me plot respekt t’ua heqim ne juve, dhe jo vetëm aq, më tepër se sa një respekt për devotshmërinë tuaj të kahershme ndaj gjuhës shqipe në krijimtari. Koha kur ju redaktonit letërsinë më të vyer nga Kosova është një model. por ajo kohë iku me fjalët. Fjalët janë hije të zbehta të emrave të harruara. Ashti si disa emra që kanë fuqi, edhe fjalët kanë fuqi. Fjalët mund të jenë edhe shenjëza të zjarreve në mendjet e njerëzve. Fjalët mund të shtrydhinlotët nga zemrat në ditët më të vështira, por mes fjalëve të harruara shtohen lotët dhe ikin edhe fjalët si lotët, pa e kuptuar dhimbjen e gjuhës.

Emocionet, në përvojën time, nuk janë të mbuluara asnjëherë nga një fjalë e vetme. Unë nuk besoj në "trishtim", "gëzim," apo "keqardhje", jo se nuk i besoj, por gjej fjalë të ngjeshin më shumë arsye ndërmjetëse. Ndoshta prova më e mirë është se gjuha është një sistem patriarkal është se ajo e zhvleftëson elementin ndjenjë. Do të doja që të ketë në dispozicion një argument më të komplikuar se emocionet hibride, ndërtimet gramatikore apo letrare si, të themi, ndoshta në një gjuhë të zhdërvjellët pra për shembull: "lumturinë që shkon në katastrofë." ose: "Zhgënjim i fjetur me fantazinë e dikujt". Do të doja të tregojmë se si "aluzionin e vdekshmërisë e sjellë plakja e gjuhës" lidhja me emocionin e harresës së fjalës, gjuhës dhe tërë lidhjes së saj me bukurinë e saj. Kështu Gjuha shqipe është faktori që na ndihmon gjithnjë dhe këtë gjithnjë e thotë edhe çdo shkrimtar që shkruan bukur shqip. Shkrimi i gjuhës shqipe kërkon punë dhe ndërgjegje e pasion për të shkruar shqip...
Faleminderit të gjithëve!
Vasil Vasili on 10/04/2015 01:03:01
avatar
Asnjëherë s'na shkon ndërmend të kqyrim se si janë krijuar fjalët.Fjalët i kemi ulur te roli i rëndomtë i komunikimit dhe i kemi zhveshur nga kujtesa, pra nga arti i përfytyrimit që mbart fjala.
Fondi themelor i gjuhës mund të jetë në shumicë me fjalë shkërbime (onomatope). Pra ato, fjalët, kanë qënë dhe janë më parë gjuhë e natyrës që ne i kthyem në gjuhën tonë. Mund të thuhet se të gjitha fjalët rrjedhin nga natyra dhe në psikikën tonë vetëm klimatizohen. Kam vënë re se të gjithë poetët, që janë bërë kombëtar ose popullor kanë shumë shkërbime(onomatope)në tekstet e tyre.
Po përmend Mjedën dhe Nolin. Ata kanë brenda, të tretur në poezi edhe gjuhën e veshit, të kujtesës, që është gjuha që çlirohet nga fjalët shkërbyese.
Poezia e Fatmirit, Cingëll, që mund të futet te ato që njihen si të artit për art, mbart disa karakteristika të fjalës shqip si bukurtingëllimin,të papriturën fjalformuese, pastërtinë tingullore, numrin e barabartë të zanoreve me bashkëtingëlloret (pa mbaresën),pra sa shpirt aq edhe abstraksion, afrimin e natyrës si tablo, lehtësinë për t'u shprehur, krijimin e koloritit etj.
Fjalët që ka përdorur Fatmiri në këtë poezi dallohen që prej së largu që janë shqip, të krijuara në punishten e vjetër ilire, prandaj edhe të papërkthyeshme. Minera e gjuhës sonë është e madhe, ka ar e argjend për të gjithë.
Nderimet e mia Fatmir.

________________________
Nderime dhe per ju Vasil...

I nderuar Vasil te pershendes me respekt. Komenti juaj me ndjeu dhe keshtu ju falenderoj shume. Natyra duket se na ka dhënë gjithnjë një lloj melhemi, që na bën të përgjumemi. Gjumi i saj konsolidon kujtesën. Dhe kujtesa thërret tërë imagjinatën e shkruar e të pashkruar mes meditimit. Mes meditimit fjala rikthehet në origjinë. Lëvizjet, ndryshimet, veshjet dhe zhveshjet etj., të pemëve na bëjnë ende të detyrohemi të rikujtojmë udhën e fjaëlve me të cilat komunikuam njerëzisht... Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë: zëtinguj (fonema), rrokje ose fjalë me të cilat frymëtohet gjendja emocionale dhe ajo gjendje na detyron të meditojmë për fjalën. Dhe gjuhët më të bukura janë nga natyrat e bukura. Shqipja s’ka si të jetë ndryshe! Respekte. F. Terziu
Luan Cipi on 12/04/2015 11:46:44
avatar
Nuk do ta teproja po të thosha se çka po lexojmë: është një poezi me vlerë për leksikun e gjuhës shqipe, si të ishte përfundim i dobishëm i një kongresi të posaçëm . Urime!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1