Navigate archive
first first April, 2014 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Newsletter
Email:
Home | POEZI | ELEGJI PER KOLEN…

ELEGJI PER KOLEN…

image Gjon Neçaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 ( Heroit të Kosovës,Kolë Mirdita )


Kur linde,
Nën qiellin e trazuar të Kosovës krrokasnin korbat,
Mbase jo korbat e Poes-së,po korba të zinj ballkanas…

Hajt për hajr,hajt për hajr,
E uruan babën Ndrecë,
Se Ranoci i Lugut të Drinit,
Te mashkujt e Ndrecë Mirditës kishin shpresë…

Klina heroike e Dukagjinit verior,
Shekujve qëndroj kryelartë ndër mote,
Djemtë për pushkë,çikat për trima,
Gjak shqiptari në vetull u vlonte…

Shqiponja zgjedhën nuk e duronte,
E lirë n’kaltërsi yllësonte n’histori,
E dragoi Kolë Mirdita amanetin e të parëve,
Me gjakun e kuq shqiptar ,
Skaliti n’perjetësi.

Gjaku rinor i Kolës së Ranocit,
Me një mbiemër të shquar , Mirdita,
Në magjen e trimërisë Ndreca e kish burrëruar,
Njomzakun e ri ,kryetrimin nga Klina.

Zëri i Kosovës e thirri si motit,
Rininë ia fali nënës Lokemadhe;
Një ditë korriku në Rrasë të Zogut,
U flijua për Kosovën n’moshën 22 vjeçare…

E mbeti Kolë Mirdita lapidar përjetësie,
Skalitur me gjakun e njomë djaloshar,
Që brezat ndër mote me nderim të përulen,
Para emrit të tij simbol legjendar.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1