Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | Dy Poezi për Gruan

Dy Poezi për Gruan

 

GRUAJA-ATDHEU YNË I  DASHURISË  

 

Gruaja-Atdheu ynë i dashurisë

një pikë loti në frymën tonë

pikturuar në librin e jetës!

 

Gruaja...

thellësi jete në kaltërsinë e qiellit.

Aromë nëne,

e përditëshme në gëzimet tona!

 

Në Atdheun tonë...të dashurisë

puthjet janë të gjata,

buzëqeshjet vazhdojnë

në këngë djepi e vuajtje,

në ditët me shi e flok të thinjura. 

Mars 2013

 

         NË DITËN E FESTËS

 

Sot qyteti...

mblodhi gjithë rrezet e diellit,

ngjyrosi sytë dhe buzët e grave!

 

Gratë,

u krehën aq bukur

sa gjaku u tingëllonte nëpër zemër,

të gjithave u vezullonte shpirti!

 

Ato  ecin kudo...

çdo çast në bregun e ditës

kërkojnë diejt e jetës.

Të thinjura nga mjegulla e malli

shkëlqimin ua kthejnë fëmijëve të tyre.

Mars 2013

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1