Sections
Navigate archive
| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
NUK VRITEN SHKRONJAT
Ato u linden në gjak, u rritën në flakë;
ditëve me acar
bashkuan rrokje e fjalë,
fjalët n'periudha shpaluan histori,
gjuhë e flamur deri në lashtësi.
Shkronjat e përgjakura nuk vriten në abetare,
këngê me to populli
thur edhe ndër varre...
NË UDHËN E SHKRONJAVE
(Protestës gjithëpopullore për shkollën shqipeà
Fshatra e qytete gumëzhijnë sikur bletë,
lumi i njerëzve shndërrohet në det;
armiku n' pancir si qyqe u step,
tek dyert e shkollave të rinj e pleq.
Ballëpërballë mamuthëve,
nxënës, studentë e mësues ,
rrahjes as vdekjes
s'i trembet askush;
plakave prej gëzimit
si shiu u rrjedhin lot
për UDHËN E SHKRONJAVE
që s' braktiset dot !!!
RRUGA E QËNDRESËS BUKURINË TA SHTOI
(Ish-nxënëses sime, Sabrie Rrusta, të cilës në protestën
për shkollën shqipe, në nëntor të 1992-ës milicia serbe ia preu veshin.)
Etja sllave me vrushkujt mesjetarë,
veshin ta kuqëloi e trupi t'u bë valë,
loti në mjekër ta zuri lotin,
klithmat prej goje t'i nxori populli.
Dhembjet në këngë t'i shndërroi,
rruga e qëndresës bukurinë ta shtoi.
Gjaku arbëror ta rriti shtatin,
ethat e vdekjes e mposhteën xhelatin.
Si bisha e mundur mori vrapin...
RRUGA E SHKRONJAVE e vazhdoi
shtegëtimin,
odave shqiptare ua shtoi guximin.
(Klithmë e këngë, Tiranë 1996, botoi Toena )
Rate this article







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment