Sections
Navigate archive
| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
DITA E GRAVE
Erdhi tetë marsi, si nga vit,
Dita e gruas e nënës e gjyshes,
Respekti lartohet në zenit:
Nderim mëmësisë lindëse!
Nënën e dashur kujtoj me mall,
Ato gra, që na rritën me mund:
Teze, dajesha, xhaxhesha dhe hallë,
T’i falënderoj... si gjej kurrkund.
Nënëmadhen, mendoj me nostalgji.
Atje, në “Karabash Mëhallë”,
Në bahçen me pemë e ullinj
Ulur, e shikoj si të gjallë:
Veshur, si vite më parë:
Çitjanet deri përposh,
Jelekun qëndisur me ar,
Këpucët me xhufka, kamosh.
Mbi krye, shamia e bardhë,
Filxhanin e kafesë në dorë,
Aty te stoli, nën dardhë,
Po gjerb, fisnikja flokë borë.
Emrin e kishte LULE,
Lulëzoi një jetë të gjatë,
Erëmirë, fllad e pekule
Përhapi përditë e përnatë.
Shqiptare, nga fis i lashtë,
Halulaj, të Kardhiqotë,
Të shquar për penë e për shpatë,
Si burra e trima të zotë.
Dhe pse nuk janë më, këto gra sublime,
Nga qiejt, hedhin sytë në nipa e mbesa
Sërish gati për ndihmë e shërbime.
Kujtim e nderim ndër breza!
Tiranë, 03.03.2012
Shënim: Karabash Mëhallë- lagje në qytetin e Vlorës
Rate this article







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment