Sections
Navigate archive
| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
TRI POEZI PËR NËNËN
1.
Mbi djep të drunjtë, rrëzë një mezhde,
Piva gji nga ty,
Dega e lulëzuar e një pjeshke,
Lule më pat shkundur përmbi sy.
Piva gji e mora lëng prej arave,
Mora ç`mund të marrë një fëmijë fshatari,
Tani ,për ty nënë, dua të jem flladi,
Që të freskon rrudhat tek balli..
2.
Nga bredhjet e mia,
Dhe nga prapësitë,
Gëzohej,
Merakosej,
Nëna.
Herë e plotë,
Herë,
Si gjysmëhëna.
3.
Ja, u pamë…po iki,
Mos ik, më thoshe ti,…,
Rri dhe pak kohë..agimi…
Do edhe ca të mbërrijë…
Dhe u nisa nëpër terr,
Se duhej të ikja,
Yjet që ndizeshin nëpër re,
Më dukej se i fikja…
Rate this article







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment