Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | MËSUESI IM I PARË

MËSUESI IM I PARË

 

 
E shoh gjithnjë të ndrisë,
Në shkëlqim, si yll polar,
Preludin e diturisë,
Mësuesin tim të parë.
 
Vlerësohet dhe kujtohet
Prindi, gjyshja, gjyshi,
Për mua, s’ do harrohet
Mësues Zenel Dervishi.
 
Një metodist i shquar
I mençur dhe i ditur,
Edukator i çmuar
Dhe atdhetar i ndritur.

Mjeshtër i pasuruar
Me dije dhe kulturë,
Këmbëngulës, i duruar.
Dhe i pa lodhur kurrë.
 
Ndodhi nga më të dukurat,
Fenomenet më të rralla,
Vende nga më të bukurat,
Ide, vjersha e përralla,

Mësuesi i qëmtonte
Ngado me kërshëri
Sa ëmbël i kumtonte
Me ndjenjë e dashuri.
 
Nuk mund ta harroj dot
Mësuesin  tim të parë,
Përherë, në jetë e mot,
Mirënjohje të pandarë!
 
07.03.2013
 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1