Newsletter
Email:
Poll: ROMAN APO NOVELE?
A DUHET QE EDHE NE GJUHEN SHQIPE TE KETE VETEM NJE EMER?
Home | POEZI | Të gjithë flasin për Amandën

Të gjithë flasin për Amandën

Font size: Decrease font Enlarge font

Të gjithë flasin për Amandën ,

brilantë acari  në ag,

në mos cipë vese dhe gji ftua.

Të gjithë flasin për Amandën,

nën një hënë gjysmë të ngrënë,

bukuri  deri në thua,

në mos veç me shikime por   sa shumë të tremb.

Të gjithë flasin për Amandën ,

ç’janë dallgëzimet e hënës  së marsit përmbi flokë,

në mos  ëndërr e ëndërruar,

osepërrua i pashtershëm uji në kroin tonë.

Të gjithë flasin për Amandën  ,

ç’thonë mëmëzonjat ulur në plloça të  mëhallës,

në gojë  zënë puthjen e  saj të parë.

Të gjithë flasin për Amandën ,

  rrudhosje  të vjeshtave  dhe dimrit,

Amanda, çfarë ishte kështu  për mëhallën tonë  ,

kometë cipëplasur,

mbetur nga një galaktikë  e largët ,

ose një kongjill hiri e mbuluar në Kunjovë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1