Navigate archive
first first February, 2012 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
Newsletter
Email:
Home | POEZI | Gjashtë poezi për Kadarenë

Gjashtë poezi për Kadarenë

image Kadare dhe Haliti

FASLLI HALITI: me rastin e 28 Janarit, ditëlindjes së tij.

 

Ftesë nga Homeri

Zbrita

Në Athinë.

Përveç babazot Homerit

Unë

Nuk njihja asnjeri.

Me ta marrë vesh ardhjen time Homeri

Më ftoi për një kafe në shtëpi.

Shtëpia

E  Homerit pa drita,

Errësirë.

Babazot Homeri

Porositi Helenën të ndizte qirinjtë

Dhe të na sillte një kafe të mirë.

Helena

Ndezi qirinjtë në shenjë nderimi për mua, mikun

Na solli si nuse e ndrojtur kafenë

Unë

S’e desha kafenë nga dora e Helenës,

E desha

Nga dora e Penelopës vetë,

Penelopa s’kishte kohë për mikpritje

Ajo vazhdonte të thurte, të ç’thurte pëlhurën

Qetë-qetë,

Duke pritur Odisenë.

Ç’të bëja?

Të mos e pija nga kuçka tragjike kafenë?

 

Pa

Pirë

Akoma

Kafenë

Homeri

Më pyet

Për Naimin,

Për Kadarenë…

I them:

Naimi të ka përkthyer.

Pashë që i erdhi mirë.

Gropat e syve iu mbushën me dritë.

U çel në fytyrë.

 

I them

Përsëri:

Kadareja

Të ka quajtur Babazot.

Më thotë me entuziazëm mitik: bravo i qoftë!

 

Pas kafesë

Bëmë një bisedë intime.

Babazot Homeri më foli intimisht për Helenën mitike.

Kuptova se babazoti ishte dashuruar epikisht me kuçkën e bukur tragjike…

Athinë, 1993

Kryelisi

Me t’u bërë lis,

Filluan

Të të ngulin gozhdë,

Gozhdë të ndryshkura në trungun tënd epos.

Tentuan të t’i thanin, degët, rrënjët

Por rrënjët ishin thellësive thellë.

Ku s’arritën gozhdët xhuxhe.

Tentuan

Ta linin pa eposlis

Pyllin plot lisa të letërsisë sonë,

Po ti ua kalbe gozhdët injorante të inatit,  

Mediokritetit,   

Smirës,  

Xhelozisë.

Mbi shushurima të mekura shkurresh,

Mes lisave u ngjite ti, hovshëm përpjetë. Kryelis.

Lushnjë, 1995

Kishe dhe ke

Edhe si yllësi qiejsh,

Dhe si grurë mali,

E si grurë fushe,

Ti kishe,

Ke

Dhe do të kesh, për ne

 

Dritësinë, shijen dhe erën e bukës së re...

Tiranë, 2007

Gjenerali

Gjenerali i ushtrisë së vdekur

S’i lë kockat si ushtria e tij

E vdekur.

Ai

Është

Dhe do të jetë gjallë

 

Me spaleta mbi supe, në  shekuj në era,  do të jetë  gjeneral

Tiranë, 25, janar 2012

S’ka sesi

Gjeniu

Përbrenda gjenisë

S’ka se si të mos ketë

Sekonda,

Minuta, orë

Çaste fëminore, infantilitet.

 

Si Kasandra mitike edhe unë,

Te ç’do shkrimtar gjeni,

Shoh

Të ecë këmbadoras,

Të rrëzohet, të ngrihet,

 qesh,

Të qajë

Një çilimi...

 

Të mos e shoh te Kadareja këtë, s’ka sesi...

Tiranë, 25 janar 2012

Autori i jetës dhe përjetësisë

Jetën e thjeshtë të njeriut

E bëre

Përjetësi,,

Përjetësinë e bëre

Jetë.

Autor i jetës e përditshme, ti,

Autor i përjetësisë së përjetshme, ti vetë.

Tiranë, 26 janar 2012

Subscribe to comments feed Comments (1 posted):

nora on 28/01/2012 19:04:16
avatar
Vargje shume te bukura per poetin e madh Kadare.
Thumbs Up Thumbs Down
0

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.29
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1