| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |
Kohë meditimesh (triptik)
Kostaq Duka
Për ty njeri…..
Gëzimi,
hidhërimi,
shpresa,
zhgënjimi.
Të gjitha
formësojnë qënien tënde : Njeri!
Një çast pa to
bie në zbrazëtirë
aty ku vdekja ka të vetën perandori.
Ëndrrat
Ëndrrat,
Vezulluese, ngacmuese, përtëritëse
me trajtat e së nesërmes të pritshme
me dhimbje,
me ditarin e rinisë i vendosa diku thellë
në sirtaret e vjetër të memories….
Në moshën e thinjave,
u hapa rrugë meditimeve
ngarkuar me dhimbjen,
për thërmimin e ëndrrave që s’panë të nesërme
dhe kotësinë e ëndrrave që vdekjen e bartën mbi shpinë të tyre që në lindje.
Deshifrim i shkrehjes në vallzim
Të dy e dimë. E dimë fort mirë
Jemi pjesë e dy lumenjve me rrjedhje e derdhje , krejt në drejtime të ndryshme.
E megjithatë
nën muzikën dallgë shkumëzuese,
u shkrimë pak çaste,
për të thënë ndryshe,
dëshirën e fshehur në arkivat sekrete të shpirtit.







del.icio.us
Digg
Post your comment