Navigate archive
first first February, 2012 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
Newsletter
Email:
Home | POEZI | Të bindësh vetveten

Të bindësh vetveten

image Edmond Shallvari

Edmond Shallvari



E di që thërras deri në çmenduri
Deri në çmenduri të heshtjes, hesht
Më shumë se ty e dashur, veten dua të bind
Dhe sikur çmendurinë, më shumë ta çmend.

Lemë ashtu, çmendurisht ca çaste
Inejktomë të lutem, vetëm një buzëqeshje
Të bësh moralistin është e lehtë fare
Por qenka çmenduri, të bindësh vetveten.


Mesazh dashurie

Nuk mundet, jo, kjo natyrë
Të më japë për Ty diçka të ngjashme
Ti je e përkryera në trup e fytyrë
Ku s'të afrohem dot as me vargje.

E megjithatë unë i ashtuquajturi poet
Posi bleta që bredh lule më lule
Nektar fjalësh spërkas nëpër flet'
Të mjaltoj pamjen tënde të përkryer.


Ti më erdhe krejt papritur kalëruar

Kur mbarova një mesazh në celular
Dhe klikova numrin tënd për adresë
Celulari si pëllumb u bë me krah'
Unë si princ i dashuruar me princeshë.

Ti më erdhe krejt papritur kalëruar
Më e shpejtë se pëllumbi dhe se era
Buzët dhanë shpejt përgjigjen e bekuar
Dashuria në çdo kohë lind princesha.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.33
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1