Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERSONAZH | DRINI ASLLANI-BIZNESMENI SHKODRAN I SUKSESSHËM NË NEW YORK

DRINI ASLLANI-BIZNESMENI SHKODRAN I SUKSESSHËM NË NEW YORK

Para nje viti  nje mbasdite  kisha dale per shetitje neper sheshet e bukura te sistemuara te Queens New York. Dielli ndriconte mbi lulishtet e rrugicat e zbukuruar me lule shumengjyreshe. Duke ecur disa kilometra me kenaqesine qe te jep mjedisi natyror  disiplinuar nga urbanistike e rrepte ligjore isha larguar shume nga vila ku banojme ne Bayside Queens New York. Ecja  duke medituar  i kredhur ne kujtimet e shekullit te kaluar duke shpresuar se edhe ne atdheun tone te dashur mjedisi banimit do te disiplinohet nga urbanistika ligjore. Papritmas moti ndryshoi me shpejtesi,filloi sulmin   nje stuhi shiu i   rrembyshem  qe godiste si ujvare ne trup e te rrezonte per toke.  Erresira mbuloi mjedisin e bukur duke e shnderruar ate buzembremje ne nje nate te zeze ku une i hutuar nuk shikoja ku te hidhja hapat per te ecur.Duke ecur me ujin ne trup mbrita tek nje qender tregtare.

Midis shume lokaleve zgjodha per te kerkuar ndihme lokalin “ PASTA – GRILL – SEAFOOD –RISTORANTE  ITALIANO . E zgjodha kete lokal  se mendoja duke zoteruar mire gjuhen italiane do te kisha mundesi te komunikoja qartesisht per te me ndihmuar qe te kthehesha ne shtepi. Hyra ne hollin koridor te lokalit  duke pershendetur italisht. Kamarieret po me pyesnin anglisht duke folur shume shpejtgjuhen amerikane. Asgje nuk kuptova. U pezmatova , me dridhej zeri  nga uji qe kisha ne trup, por edhe nga  sikleti per te ndertuar fjaline anglisht qe tu tregoja zonen e banimit te vajzes time, e cila nga meraku i kohes se keqe kishte dale me kerkonte ne rugicat afer viles ku banojme.

 Perseri kamarieret po me pyesnin anglisht. Eh, pike e zeze c’me gjeti, thoja me vete para tyre , isha si memec pa goje. Ndertova ne mendje fjalin anglisht por kur do ta shprehja me zerin e dridhur  nga lageshtira ne trup por edhe nga emocionet e mos komunikimit.,ne mes te fjalise anglisht u ngaterrova, fola edhe nje fjale shqip.  Perballe  hollit ishte banaku i barit te restorantit.Pronari biznesit sapo degjoj fjalen shqip vrapoj drejt meje duke bertitur fort shqip. Zoti beri mrekulli.Me erdhi ne ndihme Atdheu yne i shtrenjte qe ka shume shqiptare te shperndare neper bote, ne kerkim te  nje jete me te mire.Menjehere me rrethoi ngrohtesia e kominikimit shqip. Personi qe po komunikoja ishte shqiptaro-amerikani Ndoc Luli, nje biznesmene i sukseshem ne New York, por mbi te gjitha nje shqiptare dashamires qe me shume dashuri vellazerore me ofroi rroba per tu veshur. U ulem ne banakun e barit dhe humbem ne bisedime.Me ofroi vere, raki shqiptare e ushqim. Nuk po u besoja syve te mi qe kisha shpetuar nga rrebeshi shiut dhe po bisedoja me nje vella shqiptare. Erdhi shume shpejt vajza me mori per ne shtepi, nuk munda ta merrja adresen e Ndoc Lulit, i cili duke me percjell me shume ngrohtesi vellazerore me porositi te shkoja perseri tek Bar Restorant Italiano.

Tani, pas nje viti shkova tek Bar Restorant Italiano. Hyra ne lokal , u befasova kur ne banak  ishte tjeter person, nuk ishte Ndoc Luli. Nuk u hutova per te folur sepse fola shqip duke pyetur : Ku eshte Ndoc Luli ?  Nje djalosh bukurosh tek banku qeshi dhe me shume ngrohtesi me thote:

    -Ndoc Luli eshte larg qe ketu, atje ku  ka biznesin e tij.,..

-Kam ardhur per ta falnderuar, se para nje viti ai me ndihmoi ne nje nate  me stuhi shiu, por me thoni ku mund ta gjeje, -shpreha me nje fryme deshiren time per ta takuar.  Djaloshi pasi me degjoi me shume vemendje  me tha me shume dashamiresi.:

-Une jam nipi i Ndoc Lulit, quhem Drini Asllani, ejani uluni ketu tek banaku im.

Me ofroi pije, kafe, caj e c’te doja une.Me tregoi se dajua i tij Ndoc Luli, qe me kishte  ndihmuar  naten e veshtire te vitit te kaluar kishte biznesin e tij : “ UNITED  LAWN SPRINKLERS “, kompania  e sherbimit te lulishteve me sistemin automatik te ujitjes dhe  kur largohej nipi tij , Drini Asllani  ne Shqiperi, vjen e  menaxhon lokalin, sic kishte ndodhur  ate nate te vitit te kaluar qe e takova  ne kete lokal

           Drini Asllani  me shume dashamiresi komunikoi me personelin e sherbimit te lokalit duke u kerkuar  qe  te me sherbenin sa me mire se isha  nga Shqiperia,Atdheu yne i perbashket. Zoti perseri beri mrekulli.Atdheu yne i  shtrenjte eshte ne zemrat e gjithe shqiptareve te diaspores shqiptare.    Shume shpejte u miqesuam e  u vllazeruam me Drini Asllanin, i cili eshte nga Shkodra,  ish gjimnazisti i gjimnazit “28 Nentori”  te qytetit Shkoder., ku lenden e matematikes ja kishte  dhene  kolegu im i nderuar shkodrani Muhamet Mesi , me te cilin kam punuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale te qytetit Tirane.

Drini Asllani  ka  12 vjet që jeton e punon në Amerikën e ëndërruar prej tij që kur ishte nxenes ne bankat e shkolles.  E tani ne moshen 33 vjecare  eshte nje  biznesmen  i sukseshëm në  kete  zone  te Queens New Yorkut. Personeli guzhines  duke gatuar me cilesi kishte rritur numurin e  konsumatoreve   qe frekuetonin vazhdimisht Restorantin Italiano, te cilin ai e menaxhonte me shume  kujdes, duke qendruar ne krye te sherbimit me nje kulture te larte komunikimi.

   Qendroja tek poltroni afer banakut ku  Drini Asllani me nje shikim rrethor vrojtonte,  me shume shkathtesi  sherbente tek Bari  duke ndjekur me shume vemendje edhe proceset e tjera ne restorant.Sapo shikonte ne largesi qe ne hyrjen e lokalit afroheshin kliente, ai vraponte u dilte perpara gjithe miresjellje duke folur shume mire gjuhen amerikane. Shume zonja  e zotrinj te moshuar e perqafonin si femijen e tyre  duke e  pershendetur me shume respekt.

    Sigurisht ndjen gezim e krenari kur shikon nje shqiptare te zotin si Drini Asllani , te sukseshem ne biznes qe ka hapur me guxim biznesin e tij duke punesuar  edhe  shtetas amerikan. Biznesi tij  ishte i   suksesshëm nga motivimi i punes se tij , punes se tij pasionante per te konkuruar denjesisht ne tregun amerikan duke realizuar me suksese fitimin  financiar  personal perballe taksave te shumta, te larta te administrates se hekurt amerikane. Me inisiateven e tij, duke punuar fillimisht ne cdo pune grumbulloi te ardhura financiare dhe hapi biznesin e tij duke punesuar te tjeret.

Ai u shpreh se ketu  ne amerike celja e biznesit   nuk ka pengesa burokratike , nuk ka klane farefisnore qe te sulmojne e pengojne ne procesin e zhvillimit te biznesit.Kur e pyeta se cila dite ishte me e gezuara ne keto 12 vite qe punon e jeton ne New York ,  duke folur embelsisht dialektin shkodran te gjuhes se bukur shqipe me tha “

“ Cdo dite ketu ne amerike eshte e gezuar, sepse punojme e jetojme ne liri. Amerika eshte nje vend  qe te jep gezim cdo dite po qe se punon me vullnet e kembengulje per realizimin e objektivave qe vendos per te jetuar me pune dhe vetem me pune.. Jeta është shumë e shtrenjtë, me kosto të lartë. Shkodra më lindi dhe më rriti, Amerika më realizoi ëndrrën time, Lirinë, më burrëroi, më pasuroi shpirtin dhe jetën  Nje vend i begate, qe te pranon te varfer, por nje dite te  rikthen  ne shtepi  si nje zoteri te madh . Duke u perkushtuar  pas biznesit dhe shkollimit,  ne shqiptaret e amerikes jemi  nga kombesite e pershtatura me mire ne jeten e re edhe pse pa ndonje organizim ne komunitet.. Shumica e shqiptareve  te ardhur ne moshe te vogel apo te re ,  kane ditur te shfrytezojne te gjitha oportunitetet qe te jep ky vend.     Ruajtja  dhe gjetja e klientëve të rinj është sfidë e madhe për  ne pronarët e bizneseve të vogla   Dhe duhet të punojmë për marketingun e biznesit  çdo ditë.”

Drini Asllani si biznesmen eshte humanitare.   Ai kujdeset për integrimin e shqiptarëve në jetën amerikane, i ndihmon ata, sidomos të ardhurit rishtaz të cilët kanë nevojë për përkrahje  Ai eshte aktiv ne festat tradicionale, por edhe  ne aktivitete të tjera kulturore-artistike.

          Duke perfunduar  bisedën  me Drini Asllanin  i kerkova  qe te beja kete shkrim , jo per te bere reklame  biznesit te tij, sepse klientet amerikane nuk  lexojne  shqip , por per  te pasqyruar ne medien shqiptare virtuale  suksesin e punes se tij., si  model shembulli pozitiv . Ai me shume modesti me falenderoi  duke me ftuar qe te shkoja  me shpesh tek lokali tij, per te  folur miqesisht gjuhen shqipe

    Qatip Mara

New York  07 mars 2013

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1