Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERSONAZH | URIME PER DITELINDJEN E MIKUT NOVRUZ ABILEKAJ

URIME PER DITELINDJEN E MIKUT NOVRUZ ABILEKAJ

        Gezuar Ditelindjen Pranvere, 5 Marsin  o miku jone Novruz Abilekaj. E keni Ditelindjen ne stinen e bukur te pranveres  qe  riperterin e zbukuron  natyren e pergjumur nga dimri ashper, mbasi une kam lindur ne palcen e dimrit ku oxhaket e mbushur me trungje lisi leshonin shkendija kur  trazohej zjarri  Jeni  i privilegjuar qe keni lindur ne fillimin e stines se pranveres me lule shumengjyreshe ne mjedisin me plote oksigjen te Terbacit te vendlindjes tuaj te dashur.  Sigurisht vendlindja eshte ne zemren tuaj,  qe  shume e doni  , e kujtoni me shume dashuri  e mall edhe ne shkrimin tuaj, te cilin po e paraqes  edhe ne kete urim per ditelindjen tuaj : TËRBAÇI IM DHE TËRBAÇI YT :

Si nuk këpute dot një rrënjë a rrënjëz, o zemra ime?!

Terbaci  Vlore

Atje ku u pre kërthiza, ku u shkarkuan lëngjet mëmësore të krijimit të jetës, mbiu pema e dashurisë dhe e mallit të patjetërsueshëm. Atje ishte dhe është vendlindja ime, mëmëdheu im. Atje do të jetë (si tregon sinoptika analitike e ADN-ës) edhe për brezat që u vjen gjaku nga këto rrënjë Atje do të jetë në përjetësi. Sepse; si, në ç’mënyrë tjetër mund të ekzistojë Mëmëdheu a Atdheu në se mungojnë dritat, plagët, figurat dhe tingujt e vendlindjes?!

 Atdheu është ai që njohim kur thithim grimën e parë të ajrit, është ai që gjejmë në rrembat e gjakut të nënës, është ai që mbjell në shpirtin tonë ninulla, përralla, kënga, e qeshura, e qara.  Paçka se mëma ime dhe jote ishte e varfër, dheu i thatë, malet kërcënuese, At-dheu sofër kruar. Paçka se shpirti im imiton botën njerëzore; lakmon rrugët e gjata, qytetet, detet, rruzullin, Diellin, yjet, qiellin, gjithësinë. Paçka se është e pashmangshme dita e kapërcimit përfundimtar në të përjetshmen parajsë a në të merituarin ferr. Duket se me të vërtetë atëhere sosemi pakthyeshëm në vendlindje. Ndoshta. Kush mund të thotë “jo”? As “po” nuk mund të thotë askush.

Eh! Si nuk dobësove dot një rrënjë a rrënjëz, o zemra ime?!     

***

Kjo ditelindje  eshte me mungesen fizike te nenes tuaj te shtrenjte. Edhe ne kete ditelindje e ne ditelindjet e tjera  shpirti i NENES tuaj te shtrenjte eshte bredna teje, ne zemren tende ku  ju bukur i keni thurur vargjet :   

NËNA

Dhuron tërë jetën,

gjak nga gjaku i saj,

 lëndë nga lënd’ e saj.

           

 Dhuron tërë jetën,

 unë t’i ngjaj babait.

 

 Dhuron tërë jetën,

 shpirt nga shpirti i saj,

 fjalë nga fjal’ e saj.

 

 Dhuron tërë jetën,

 shenjtit unë t’i ngjaj.

 

 Dritë,

 frymë,

 bekim derdh nga qielli,

 pasi i shter jeta. “

       ***                

 Dhe nene Lalua e paharruar,  ju ka rritur me shume mundime  duke edukuar nje djale te zgjuar, nje intelektual te talentuar sic jeni ju i nderuari Novrzuz Abilekaj.. Ju kam njohur ne procesin e punes shekullin e kaluar, ju kisha drejtor shkolle ,e dalloheshit nga drejtuesit e tjere arsimor per intuiten pedagogjike ne menaxhimin e procesit mesimor ne shkolle’ Ishit i talentuar me aftesi  organizuese duke nxitur  pervojen e  perparuar te mesuesve sidomos ne hedhjen e bazave te shendosha ne ciklin fillor duke siguruar  themele te forta per arsimimin e nxenesve  ne ciklet e larta arsimore. Ndonese kemi dy dekada pa u  takuar ruaj ne kujtese mbresat me te mira per perfomancen tuaj cilesore elitare intelektuale.  Kam lexuar krijimtarine  tuaj  letrare-artistike, e lexoj vazhdimisht duke ndjere gezimin  per mikun e sinqerte e te vertete. Keni krijuar poezi shume te bukura, ku   me mjeshteri thurni vargje me dashuri per Atdheun  e Nenen . Poezia juaj  eshte e  ndjeshme sikurse eshte dashuria per memedheun e nenen e shtrenjte.. Ju i dashur Novruz Abilekaj krenoheni per memedheun  ashtu sikurse edhe  per nenen qe u  lindi,,rriti  dhe  ju  arsimoi me shume  sakrifica nene Lalua. E cila ishte nje nene labe dinamike  shume e  zonja dhe e dashur. E kujtoj me nderim e respekt se sa here kur kaloja para pallatit ku banonte afer shkolles ,fluturonte me duar duke na perqafuar si djalin e saj,  Edhe ne proze kam lexuar me kenaqesi tregime, ku ju me rrefimin tuaj jepni detaje nga jeta e shqiptareve ne gjysme shekullin e kaluar. Me nje realizem te thelle pershkruani ngjarjet, tablote, te cilat sherbejne si “katarthis” duke reflektuar ne nje bote qortuese si per te tjeret dhe vetveten. Me fjalen e mencur  analizoni e  pergjithesoni jeten shqiptare ne hapesire dhe kohe te ndryshme. Ne krijmtarine  letrare, Ju, gjithmone jeni treguar inteletual i guximshem, nje qytetar demokrat i kulturuar  duke dhene mesazhin e kohes per nje bote te qete paqesore njerzore.Perjetimet tuaja brilante na percjellin shprese jete per te punuar e jetuar.

Kete e treguat edhe ne emigracionin e mundimshem ne Athine duke perballuar veshtiresite e punes si emigrant e  njekohesisht duke bashkepunuar ne shoqtatat atdhetare shqiptare ne veprimtari te dobishme per mesimin e gjuhes shqipe e ruajtjen e traditave te popullit tone.Ju keni punuar  e punoni ne Athine , ne te cilen une  ne vitet 1991 -1996 kam punuar emigrant duke bere beton ne te gjithe Athinen e periferite e saj kam derdhur djerse rreke mureve , suvase se vilave lluksoze qe grekerit benin atehere me pare borxhe te Evropes. Ne menyren me te eger na trajtonte policia greke vetem ne se ishim shqiptare. Ne ato vite nuk kishte fare shoqata shqiptare ne Athine, por na sulmonin si egersira pylli. Kushedi sa here na prangosnin, na torturonin neper biruca , na sillnin tere urrejtje ne Kakavije .Edhe  pse isha me familje ,mua qe kisha kater vajza ne shkollat e Athines, disa here me arrestuan vetem se isha shqiptare. Te gjitha parat(dhrahmi) qe grumbullova 6 vite me punet me te mundimshme  na i perlane qafiret e piramidave.

Ndersa juve sot kini kushte me te favorshme per dokumentacionin e leje banimit dhe keni edhe shoqata atdhetare si ne keto fotot qe po paraqese me poshte, ku tregohet veprimtaria juaj atdhetare ne vendin e huaj ne shoqaten shqiptare  “VELLAZERIMI “ Athine.

Novruz Abilekaj duke folur ne takim me emigrantet shqiptare Athine

Shoqata  shqiptare   Vellazrimi   Athine

Edhe kjo Ditelindje ju gjene larg vendlindjes me mall per memedheun Shqiperi sic e theksoni ne perfundim te shkrimit

“TËRBAÇI IM DHE TËRBAÇI YT  :   Si nuk këpute dot një rrënjë a rrënjëz, o zemra ime?!

  “Kështu është Shqipëria, prandaj na mbërthehet për shpirti dhe e mbartim me vete nëpër botë, andej nga zvarritemi për të mbajtur gjallë qenien tonë lëndore të panumëruar mirë nga asnjë qeveri a mbretëri  Në qoftë se u zgjata apo shkakëtova çoroditje me rreshtat e mësipërm, fajtore është zemra dhe jo mendja. Dashuria e mbirë në dhomat e zemrës ndez gjakun, drithëron shpirtin e njeriut dhe e mund arsyen. Aq më tepër që mendja ime tashmë nuk ka nge të tjerrë të holla. E mjera dhe e uruara më thërret të shkulem menjëherë, të vërsulem duke u shtytur nëpër turmat e dëndura të hallemëdhenjëve për të mbledhur evro (qoftë edhe 1 cent) sa të mbush me monedha jastëkët e zemrës dhe xhepat e shpirtit.

Kur t’i kem monedhat nuk e di a do mundem të ndiej përsëri kështu!!! 

Gjithmone zemra juaj do ndjej dashuri ! Me vullnet e vetedije  racionale, edhe aty ne Athine, ju  vec punes se emigrantit  jeni aktiv ne shoqerite e emigracionit  dhe vazhdoni te krijoni ne proze e poezi  sepse keni shume mall e dashuri per vendlindjen memedheun Shqiperi.  

Duke ju uruar Ditelindjen  ju  perqafoj nga larg  :

 GEZOFSHI MIJERA DITELINDJE TE TJERA ME SHENDETE E GEZIME NE JETE !

Qatip Mara       

                  New York   04 mars 2013

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1