Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERSONAZH | Mirrënjohje Fatmir Terziut nga “Albanian Life Quality Union” në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë

Mirrënjohje Fatmir Terziut nga “Albanian Life Quality Union” në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë

 

 

 

 

Si radhëherë flamuri Kombëtar shqiptar është valëvitur dje në mes të metropolit britanik. Në një ditë që përkonte me festimet madhështore të paradës së gardës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, në vazhdën e Jubileut Diamant dhe ditëlindjes së Shkëlqesisë së saj Mbretëreshës Elizabeta II-të dhe kur mijëra flamurë britanikë pushtonin sheshet dhe vendet kryesore, flamuri shqiptar në hyrje të rrugës kryesore të Hamërsmithit, një zonë kjo tejet e njohur në Londër, mbante peshën e valëve të Flamurit Kuq e Zi. Dhe simbolika e tij në një kënd të tillë, valëvitjet e tij krenare, paralajmëronin nisjen e “Maratonës së Pavarësisë së 100 Vjetorit” organizuar nga “Albanian Life Quality Union” me drejtues Dr Edmond Stojkun në bashkëpunim me “Ardhmëria” që drejtohet nga intelektuali dhe aktivisti i mirrënjohur i Komunitetit shqiptar dhe Kryetar i FB Shoqatave shqiptare në Britani të Madhe, Lutfi Vata. E gjitha pastaj i bashkëngjitej flamurit të vendosur në faqen kryesore të sallës së madhe të festimeve kulturore në Hamërsmith. Salla që priti kryetarët e bashkive të Hamërsmithit dhe disa zonave të tjera, Deputetët e Parlamentit Britanisë së Madhe, Andy Sloughter, Karen Back dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës përkatësisht Z. Mal Berisha dhe Dr Muhamet Hamiti. Prania e drejtueses të shoqatës “Mother Tereza-Albanian Union” dhe sekretare e Forumit të Bashkimit të Shoqatave shqiptare, mjekes së palodhur Zamira Ruspi, zëvendëskryetarit të Forumit të Bashkimit të Shoqatave shqiptare në MB dhe kryetar i Bashkëshisë Shqiptare, z Talat Pllana, drejtuesve të shoqatave “Dituria” dhe “Sfida”, Ruzhdi dhe Kadime Jata si dhe të mjaft aktivistëve, intelektualëve, biznesmenëve e përfaqsuesve të tjerë në një sallë që ndoshta do të ishte shansi më i miri për të shijuar surprizat, mbeti vëmendja e radhës.

Shfaqja në skenë e drejtuesve të spektaklit, gazetarëve të “Top Channel” Zilije Feçi dhe Aurel Boriçi, që lajmëruan intonimin e Hymnit Kombëtar, dhe thirjen për tu ngjitur në skenë në krah të Flamurit Kuq e Zi të deputetëve britanikë, drejtuesve të bashkive, ambasadorëve Berisha dhe Hamiti dhe z Stojku e Vata ngriti në këmvbë sallën. Pastaj drejtuesit e evenimentit lajmëruan menjëherë se “Albanian Life Quality Union” dekoronte disa të pranishëm me Çertifikata Mirënjohje”. Dhe ata ishin ish Ministri i Jashtëm e Britanisë së Madhe z David Miliband, deputetët Karen Back dhe Andy Sloughter, kryetarja e Bashkisë së Hamërsmith, Belinda Donovan dhe akademiku, shkrimtari dhe studiuesi Dr Fatmir Terziu. Për Fatmir Terziun në mirrënjohjen dhënë atij, ishte motivacioni: “Për kontributin e shquar dhe përçimin e vlerave të shqiptarëve në Europë. Për meritën e veçantë në fushën akademike dhe rolin e padiskutueshëm në edukimin e të gjithë brezave. Me penën e tij, ka ndikuar në integrimin e Shqipërisë e shqiptarëve, jo vetëm në Londër, por kudo ku ata ndodhen” (Presidenti: Dr Edmond Stojku).

Koncerti festiv pastaj vazhdoi me këngët e Eli Farës, Vedat Ademit, Sidrit Bejleri dhe me numrat e humoristëve Salsano Arapi dhe Bes Kollaku të mirrënjohur nga “Portokallia”. Kështu “Maratona 100 Vjetori i Pavarësisë” hapet në Londër duke paraprirë dhjetra e dhjetra evenimenteve të tjera që kërkojnë pjesëmarrje dhe organizim më të mirë, angazhim dhe përkushtim më të madh komunitar dhe shoqëror. Respekti për 100 vjetorin mbetet obligim moral dhe njerëzor i secilit. Udha e tij deri në evenimentet e tjera mbetet e hapur.

Duke falenderuar pjesemarresit dhe organizatoret

Kur mirrenjoha ... vjen edhe mes humorit dhe mikut tim Salsano Rrapi

Duke marre mirrenjohjen nga Presidenti i "Albanian Life Quality" Dr Edmond Stojku

 

Comments (6 posted):

timo on 16/09/2012 19:45:25
avatar
Po urimet e mia te vonuara a pranohen? Mos i leni jashte portes miku im.
murat gecaj on 18/09/2012 10:41:57
avatar
Nganjehere, mendimi e fjala nuk gjinden lehte per te shprehur kenaqesine ose miratimin e duhur. Keshtu eshte edhe ne kete rast, kur po e pershendes perzemersisht kolegun dhe mikun tone te perbashket, z.Fatmir Terziu, drejtor i Faqes se Internetit "Fjala e Lire"-Londer, per Mirenjohjen qe mori, ne prag te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise!
Me nderime e respekt:
Prof.Murat Gecaj
publicist e studiues
Tirane, 18 shtator 2012
murat gecaj on 19/09/2012 15:06:38
avatar
Pershendetje dhe urimet me te mira te zemres, i nderuar z.Fatmir Terziu! Edhe po ta hartoja une ate permbajtje "Mirenjohjeje", ashtu do te shkruaja, bile ndoshta, do te shtoja edhe diçka me teper, per vlerat e gjithanshme intelektuale, qe shfaqni ne mbeshtetje te çeshtjes shqiptare e te bashkatdhetareve te Kombit tone, ne Diaspore e me gjere.
Me respekt te veçante:
Prof.Murat Gecaj
publicist e studiues
Tirane
Guri Naimit D. on 24/09/2012 08:41:26
avatar
Ne nderim i jashtezakonshem per njeriun e jashtezakonshem; FATMIR TERZIU.
FALEMINDERIT ORGANIZATOREVE TE ATIJ AKTIVITETI, QE PLOTESON DESHIRAT E GJITHE DASHAMIREVE TE fatmir Terziut; zedhenesit te tyre qe me dinjitet i perfaqeson.

Me konsiderate
Guri Naimit D.
Qamil Foniqi on 11/11/2012 21:25:06
avatar
Urimi që gëzohet, është ai që shkon tek i merituari, i vyeri i kombit,tek ju Fatmir Terziu.
Shqiptarët gjithmon krenohen me burra të tillë që e afirmojnë popullin e vet gjegjësisht kombin përkrah popujve të tjerë në këtë rast edhe në mbretërinë e bashkuar ku bët dhe vazhdoni të bëni punë të madhe në afermimin e kombit tonë me gjithë vlerat e tij shekullore.
Mirënjohja në njëqindë vjetorin e Shqipërisë,,mvete" kujtoj së është po aq krenare që do të jep kurajo të mëtutjeshme dhe sigurisht së po, të afermimit të kombit shqiptar bir i të cilit jeni.
Pra urime, paq shëndet dhe jetë të gjatë duke i radhitur suksesët drejtë vlerave të çmuara në punën tuaj të madhe
karshi kulturave botërore.
Lumturia na gëzon që të kemi dhe shum e shum të tjerë si ti që e afirmojnë dhe e nderojnë kombin tonë anë kënd botës.
Shefqet Sulmina on 14/03/2013 10:41:14
avatar
Urimet e mia më të sinqerta që nderoni kombin ton dhe artin e tij.Suksese të metejshme!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1