|
Poeti Michael D. Higgins (1941- ) eshte President i Republikes se Irelandes. Ai u zgjodh ne kete post me 11 Nentor te vitit 2011, pas nje referendumi popullor ku ne nje gare me gjashte kandidate te tjere per kete post, ai mori mbi 1milione vota nga gjithsejt 3.1 milione votues te ketij referendumi. Te gjithe kandidatet e tjere per kete post e ngriten fushaten mbi sulme mediatike e sajesa mbi rivalet. Michael D. Higgins nuk sulmoj asnjeri. Te gjitha pyetjeve lidhur me rivalet ai iu pergjigj duke thene, ‘Jane te mire, por une jam me i afte per kete post... dhe rreshtonte arsyet se pse dhe si. Dhe fitoi bindshem.
Te gjith rivalet e uruan dhe kjo histori u mbyll me kaq. Higgins ka nje karriere te gjate si politikan. Ai eshte poet, sociolog, aktivist i te drejtave te njeriut, profesor universiteti, etj. Ka udhehequr Partine Laburiste te Irelandes per shume e shume vite.
Ka qene Minister Kulture per disa vite. Deputet pa nderprerje qe ne vitet 1980, etj. Ai, pavarsisht gjithe ketyre posteve gjithnje ka jetuar ne qytetin ku u rrit dhe u shkollua; ne Galway. Kjo deri ne diten kur mori positn e Presidentit te Repubikes dhe ligji e detyronte te jetonte ne pallatin presidencial ne Dublin. Higgins njihet nder te tjera edhe si dashamires i Shqiperise dhe shiptareve. Ai besoj eshte zyrtari i larte, i vetem ne Evrope, qe ka takuar me shume shqiptare dhe diskutuar me to per hallet dhe shqetesimet qe kane. Per kete mund te sjell me dhjetra episode. Por nuk eshte ky qellimi i ketij shkrimi.
Mbrojtja qe Higgins i ka bere ne Parlamentin Irlandez shoqates humanitare ‘Irish Friends of Albania’ (Miqte Irlandez te Shqiperise), dhe pjesemarrjen e tij ne takimet vjetore te kesaj shoqate, jane fakti me mbreselenes ne kete perkrahje dhe perkujdesje te tij ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Para se te behej president Higgins pati planifikuar te bente nje nderhyrje kirurgjikale ne kembe, ne njerin nga spitalet e Galway. Ishte caktuar muaj dhe data e ketij operacioni. Ai u be President, por nuk harroi te kthehej t’i festonte Krishtelindjet ne qytetin e tij te zemres Galway. Edhe operacionin ne kembe erdhi dhe e kreu ketu ne kete qytet, sic ishte planifikuar muaj me pare, dhe jo ne ndonje klinike speciale ne Londer apo New York. Vitin e kaluar, gjate fushates se zgedhjeve per presidenciale nje taksist me tha: ‘Do votoj per Michael D. Higgins’. ‘Pse?, e pyeta une. ‘Oh e kam derguar me dhjetra here tek stacioni i trenit apo dhe ne shtepine e tij, me taksine time’, m’u pergjigj ai. ‘Eshte njeri i thjeshte, jemi kenaqur duke biseduar me te’, me tha taksisti. Kjo deklarate e tij flet shume, dhe nuk ka nevoje per koment. Michael D. Higgins eshte sot President i Republikes se Irelandes. Une, ate dite i premtova, ashtu kot, ketij taksisti se e vetmja gje qe une mund te bej per zotin Higgins eshte te votoj per te, dhe t’i perkthej disa vjersha te tij ne shqip.
Dhe e mbajta fjalen. Votova. Dhe vjershat e perkthyera nga libri i Higgins i dergova tek ‘Fjala e Lire’. Keshtu lexuesi shqiptar ka mundesine ta njohe me mire shpirtin e madh te ketij Presidenti poet; te ketij dashamiresi te Shqiperise dhe shqiptareve . Faleminderit.
*MA, National University of Ireland Galway, Ireland.
LEXO TE PLOTE KETU
|
Post your comment