Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | A ka arsye per tu krenuar Kryeministri i Shqipërisë???!!!!

A ka arsye per tu krenuar Kryeministri i Shqipërisë???!!!!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Avokat Naim Hasani- Kryetar PD Britani e Madhe

A ka arsye per tu krenuar Kryeministri i Shqipërisë???!!!!

............................................................................

 

Te dielen Partia Demokratike dhe opozita Shqiptare mbajten protesten me te qyteteruar dhe me Demokratike qe kane pare Shqipëria dhe Shqiptarët ndonjëherë dhe jo si ato qe jemi mesuar te shohim. 

Lideri me Europian dhe me paqesor qe shqiptarët kanë njohur Z. Lulzim Bashes, dha sot leksionin me te madh te demokracise Europiane dhe te botes se qyteteruar, ku gjysma e shqiptarëve jetojne. 

Lind natyrisht pyetja: 

A mos vallë populli shqiptarë qe jeton sot ne vendin tone ame nuk jane te mesuar me demokracine Europiane qe nje lider i denje si Lulzim Basha do te sjedhe, i cili do te ishte nder te kandidonte dhe natyrisht qe do fitonte po te ishte kandidat per kryeminister ne zgjedhjet e 8 Qershorit ne Britani?? 

Eshte paradoksi me i madh qe ne 4 vite te qeverisjes më kriminale qe kemi pare ne 27 vite demokraci ku qeveria e sotme i gjunjezoi shqiptarët ne varferi ekstreme dhe eksod masiv, duke bere qe 50% e GDP te jete nga droga dhe kanabisi, pa pike moraliteti dhe duke mos realizuar asnje premtim te Rilindjes se turpit, kryeministri krenohet me arritjet galopante, sikur te kishte qeverisur Singaporin apo Hong Kong-un. 

Perse valle shqiptarët qe jetojne ne atdheun tone ndjehen kaq te "lumtur" dhe durojne thiken qe u ngulet deri ne palce perdite e me shume, nga neokomunizmi dhe oligarkia. Kryeministri i Shqiperise tallet me protesten me paqesore dhe Demokratike qe shqiptarët Kane zhvilluar ndonjehere duke ju Gezuar faktit qe neser do te jete perseri ne karrigen e tij mbreterore. 

A eshte krenar Kryeministri shqiptar kur si ne asnje vend demokratik ne bote, mendon se do ta çoje Shqiperine ne Europe me nje regjim monist, pa opoziten qe eshte zemra e demokracise, edhe pse mund te kete sugjerime nga disa zyrtarë Europianë se zgjedhjet mund te jenë legjitime. 

Ky eshte gabimi fatal qe ben Kryeministri i Shqiperise, duke u genjyer me keto deklarata. Europa e Bashkuar e ka ndihmuar shume e shume Shqiperine me vite dhe jo per meriten e Kryeministrit aktual por per shkak te parimeve te demokracise dhe pluralizmit, qe eshte themeli i funksionimit te saj. 

Asnje diplomat perendimor, cilido qofte, as nuk do te mundet te enderroje qe ne vendin e tij, Partia ne pushtet te beje zgjedhje pa opoziten. Perse duhet te jete ndryshe ne Shqipëri?? 

Kryeministri i 300 mije vendeve te punes te premtuara, i ardhjes ne pushtet nepermjet 21 Janarit, i burgosjes se shume Shqiptarëve ne varfëri ekstreme, sepse nuk kishin paguar dritat, ndersa ai i prine listes se oligarkëve, i largimit te popullit te tij drejt Europes, sepse nuk Kane asnje shprese, i fshatarëve qe nuk mund te shesin asnje prodhim se e vetmja qe shkon eshte Kanabisi dhe marijuana, me Deputete kriminelë, arrin kulmin dhe mendon se do coje Shqiperine ne Europen e Bashuar dhe do zgjidhet ne menyre Demokratike nepermjet miliarda parave te pista, dhe duke injoruar dhe mos dialoguar me opoziten demokratike. 

Ne boten demokratike doreheqja eshte norme, ne Shqiperine e oligarkise, doreheqja eshte nje tabu aliene. A jane te gjitha keto arritje qe e bejne krenar kryeministrit e Shqiperise, apo e bejne ate simbolin e deshtimit kombetar qe do mbetet ne histori si lideri qe ne demokraci beri zgjedhje pa demokraci. 

Jam i bindur se shqiptarët do te ngrihen ne nivelin e qytetarisë Europiane dhe do te mbeshtesin mesazhin e sotëm te liderit Europian te Shqipërise se sot eshte koha te ndahemi njehere e pergjithmone nga parimi "Ju votoni dhe une fitoj" dhe te votojne te lire dhe te fitoje alternativa me e mire. 

Kurre shqiptarët nuk duhet te lejojnë qe edhe pse te varfer, tju neperkembet dinjiteti dhe tju dhunohet e vetmja pasuri qe kanë VOTA E LIRE!! 

Ne çdo situate qe Shqipëria eshte ndollur ne keto 27 vite demokraci, politikanët shqiptarë kanë dialoguar me njeri tjetrin dhe Kane gjetur zgjidhje. Eshte edhe nje arritje tjeter spektakolare e kryeministrit te Shqiperise qe vetem injoron dhe kurre nuk dialogon me sinqeritet me opoziten. 

Tani eshte koha per dialog dhe marveshje dhe votime te lira dhe demokratike, pamvaresisht dates dhe fituesit me demokraci te vertete fitojne te gjithë. Kurrsesi nuk duhet te jetë e nevojshme ajo që shqiptarët e thone "e treta e verteta"!!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1