Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Letra e komisionerit

Letra e komisionerit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 

Letra e Johannes Hahn, komisionerit europian, është e pakuptueshme për shumë mendje shqiptare. Edhe për faktin se u duket jo diplomatike, nga që u drejtohet njerëzve, popullit në përgjithësi. Nuk vë pika mbi i. Nuk e adreson fajin etj. Nuk e thotë troç që, ky apo ai e ka. Madje është i çuditshëm kur thotë se në anulimin e zgjedhjeve në Kavajë, nuk fitoi askush. Por thekson se aty humbi demokracia. 

Ky palo diplomat që ka futur në krizë shumë vende në ballkan etj. Nuk përmend as drogën që po e mbyt vendin etj. Futjen e kriminelëve në kuvend. Apo tolerancën karshi një opozite të papërgjeshme. Që me demek po e çon vendin në anarshi. 

Letra e Johannes Hahn-it është e qartë. Na thotë çafshi kokat me njëri-tjetrin. Po i dhëntë rrugë Zotit, e na ultë nervat. Dhe atë Kosovën, kulturën a mendësinë e politikës së saj .., të na e yshti si model. Pasi koha vertetoi se shqiptarët në të ashtuqujturin dheu amë, nuk janë të aftë të bëjnë shtet. 

Janë akoma me mendësinë bërjes së demokracisë me Unin e nomeklaturës së diktaturët së proletariatit. Aq më tepër që në pushtet kanë ardhur me energji të shumëfishuara bijtë e baballarëve. I gjen me shumicë. Nga të dy krahët. Bijtë e atyre që nderonin me grusht ke koka. Aq sa përshembull, të vjen të plasësh kur u flet akoma shqiptarëve, në emër të demokratëve, Fahria. Ky Zoti i madh qënka me të vërtetë i padrejtë me ne. 

Na ka bërë tani të mallkojmë edhe FB, pasi aty... ka shumë individë të rrezikshëm me mendjet e tyre. Duan të na prishin fuqinë e zotave. Se tek ne të drejtën e fjalës e kanë vetëm ca zota. Zëri i popullit, Zëri i Rinisë, Bashkimi, Puna etj. Nga këto mitra duan sot të gëlojnë vetëm ca miter motra të tjera. Dhe e konsidorjnë të drejtën e fjalës, veç prone të tyre. Shkurt po mallkojmë sa po shqyhemi internetin. Pasi i ka dhënë liri shprehje gjithkujt. Dhe ne na trëmb liria. Pasi jemi shqiptarë. Ne e duam me dru pas koke. Dhe të na vësh në hutut. Kështu thoshin vëllezërit tanë internacionalistë. Sot dhimokratë të zjarrtë. Shqiptarët vëri në hutut... 

Një demokrat bën mire të mos me merret me Johannes Hahnin, me metodat e nomeklaturës. Ne ndërtuam socializmin për dyzetë e pesë vjetë. Mbyllur dhe Europa na la në urtësinë tone të mbrapshtë. Në dashurinë tone të shfrenuar karshi udhëheqësit të lavdishëm. Kaq .. As me atë që është apo nuk është kurvë Vllahutini. Nëse përfaqëson europën, ne e kemi të folkorizuar tashmë prej atit fishtjan, moj evrop, moj kurvë e motit. Madje pasojat e padrejtësive të saj po vuajmë edhe sot. Por edhe kur na ka dhënë të drejtë. Na ka ofruar qeverisje, si ajo e 1913-ës me princ Vidin..., ne e kemi hedhur në det. Dhe a e dini se kush e ka bërë këtë, ai soj që sot ka frikë nga fjala kurvë. Megjithëse njoh plot burra kurvarë që fjalën kurvë e kanë si buka e përditshme. Që vdesin të shkojnë me kurva. Dhe kur ia arrijnë, thonë kjo është kurvë e mirë. E bëjnë edhe shefe. Ose i gjejnë burrë e burrin ia bëjnë ministër. Quajnë kurva të gjitha grate dhe motrat e shokëve. Por kurvën më të madhe bënin atë që nuk ua jepte. Shkurt çështje e koklavitur kurvëzimi. Një ngatërresë leshësh, që ec e merri vesh. Ndaj e drejta e mendjes për ne është e drejtë e rezervuar. Privilegj i Zërit të popullit, gazetës Puna etj. Ndaj dhe ne shqiptarët, erzi i të dukurit, i jemi përveshur sot FB, lirisë së të shprehurit. Dhe ta sjellim xhandarin tek dera, pasi a qeveri e fortë or ti. 

Eshtë ndoshta momenti më historik kur një forcë politike është si të thuash... në vendin e duhur dhe kohën e duhur. 

Ku me ligj fitoi shumë çështje antidemokratike, si dhe bëri pastrimin monumental. Me zbythjen e kriminelëve nga kuvendi i shqiptarëve. Unë e di që sot ka shumë socialistë që u skuqet faqa. Ka shumë socialistë që edhe mllefin ndaj LSI-is ia ngjeshin Saliut. Në vend që t'i zbrazen lsistave, zbarzen tek koncepti Sali. Dhe heshtin nga mllefi i Sali beut. Edhe pse është tashmë një e shkuar. Por fajin Saliu e ka. Kurse inatin me LSI-n. Nga ana tjetër këto fitore të demokratëve. Apo ushtrimi opozitar, dosmodoshmëria e opozitës i dha rezultatet e para. Lista e reja që pushteti po trumbeton në këtë fushatë moniste, janë disi më të distiluara. Megjithëse teoria e meritokracisë akoma vlon dukshëm. Të paktën hijet e krimit janë reduktuar. Qofsha në të drejtë. Megjithatë është turp se si votojmë ne, se si nxjerrim rezultatet. Eshtë turp kjo fushatë entuziaste e nisur ngjyrash. Ky monizëm bashkimesh profesionalesh si fushatat e korrje shirjeve. Dhe djersa e lëkurave të rreshkura kthehej në bunker e privilegje bllokmenësh. Kurse sot në në një front të ri, të quajtur demokratik. Por që në fakt është demokracia e bylmezeve. Një vetvrasje e re e shqiptarëve. 

Ja kjo është përmbajtja e letrës së komisionerit. 


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1