Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Demokracia në paralele

Demokracia në paralele

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reis Mirdita

 

 

Me 11 maj, lëvizja e themeluar para disa muajsh nga Kryetari i ri francez, “La Republique en Marche”, doli me listë tëkandidatëve për zgjedhjet e legjislativit që disi i zuri në befasi numër të madh opinionistësh, politikanësh, simpatizantësh dhe qytetarë të tjerë që, them lirisht, nuk e njihnin sa duhet themeluesin e lëvizjes që përmenda e as janë zhytur të kuptojnë së paku emrin e saj. 

Kjo listë oficilale (me ndonjë plotësim eventual e pse jo t’i shtoj kësaj liste edhe 148 emra për të tentuar 576 vende nga 577 sa janë gjithsejtë), karakterizohet me numrin e kandidatëve që nuk kanë qenë më parë aspak në politikë që janë të prezantuar tani në numër prej 52%. E gjithë lista momentale befason edhe me pjesëmarrjen e gruas franceze që është plotësisht e barabartë me meshkujt: 214F-214M.

Vërehet edhe një gjest shembullor për politikanët te na e në botë edhe pse fjalia e bukur që eliminon nga ndihma ish kryeministrin socialist z. Manuel Valls që vetpropozohej të jetë kandidat i “La Republique en Marche”, mund të shtjellohet në dy mënyra diametrale. Aty thuhet, pra me mjaftë elegancë: "Kandidatura e Manuel Valls-it nuk korrespondon me kriteret tona të përtëritjes” (v.i. Ai ka qenë tri herë deputet).

Nuk do të ndalem të tërhjek paralele ose ndryshe thënë,krahasime me të gjitha partitë shqiptare në hapësirën e trojeve tona por do të ndalem pak në spektrin e thash e thënave apo kalkulimeve më serioze lidhur me gjendjen e këtyre ditëve në Prishtinë. Nuk do të përfshijë as partitë e lëvizjet e shumta në spektrin kosovar. Është aktuale situata në LDK pas rënies së qeverisë e pra rënies së Kryeministrit aq të përfolur. Kam thënë në një shkrim të freskët se për këtë subjekt, nuk mjafton një dorëheqje e as dy e tri... Një vazhdim i ri, me emër të ri e sidomos me fytyra të reja të vërtetuara në qëllimet e tyre për lëvizje përtëritëse, do të jetë detyrimisht faktor rimëkëmbjeje sikur edhe cytës drejt një trendi të ri politik në mbarë spektrin shqiptarë. Një listë me emra të devotshëm kombëtar, ashtu të ngjashme me veprimin e Kryetarit Emmanuel Macron në Francë, do të jetë një bazë e mirë suksesi dhe po ashtu frymë e re në labirintin socio-politik që kryqëzohet me veprimet e BE si dhe me problemet në Ballkan ku gjer më tani, nuk është treguar asnjë sukses në ndërtimin shtetëror dhe njohjen e të drejtave më elementare të shqiptarëve në të gjitha viset ku jetojnë.

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1