Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Pozita e korruptuar

Pozita e korruptuar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faton MEHMETI

Pozita e korruptuar dhe opozita e dobët, fatkeqësi për popullin

Opozita  është jetike në një shoqeri të evoluar, ndërsa ne shoqeritë ende në proces të pjekurisë poltike dhe shoqërore roli i opozitës mbetet ende për t’u dëshiruar. Në shoqerinë politike shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, opozita asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj. Mbase nuk e kuptojnë rolin e tyre në opozitë,  duke lukuni njerëzit nëpër bulevardet e kryeqyteteve për të shkaktuar kaos që pastaj ta përdorin si atu për vota, pa qene në gjendje të japin alternativa bindëse se s’i shoqëria shqiptare duhet ecur tutje, se si shqiptarët të kenë paga më të mëdha, taksa më të ulta, mjedis më të pastër, perspektive evropiane etj. Ndërkohë në një vend demokratik, opozita është jetike për mbarëvajtjen e demokracisë. Është jetike sepse ajo paraqet alternativat e saj, mendimin ndryshe nga ajo e mazhorancës qeverisëse. Si dhe metodat për të demonstruar altenativat e saj për mendimet ndryshe janë krejtësisht brenda suazave normale të demokracisë si dhe respektimit të bindjeve të tjetrit, kurse tek ne mendimi ndryshe konceptohet si armiqësi , duke u shëndrruar pastaj në urrejtje ndaj njëri tjetrit. Mendimi ndryshe është bazamenti i demokracisë, ndërkohë që urrejtja s’duhet të bëhet pjesë e opozitarizmit ndaj qeverisë dhe anasjelltas.

tek ne urejtja ndja nëjri tjetirt është skajmërisht e dëmshme dhe e rrrezikshme, duke përqar pastaj edhe popullin . Jo vetëm për demokracinë, por edhe për shoqerinë do të ishte mjaft e dobishme opozita të jetë e fortë, më e përgaditur se qeveria dhe me alternuese. Kjo është shenjë se e ardhmja e atij populli është me e ndritur, më premtuese dhe më e sigurt. Kurse tek ne ku opzitarizmi i vërtetë mungon,  duke u kamufluar me të shara, me akuza nga më të rëndat dhe ngritjës së krimineleve dhe njerëzve që kanë probleme me ligjin kjo vërtet është e dhimbshme për atë shoqëri dhe mjaft dëshpëruese për të ardhmen e saj. Ne çdo vend të botës qëllimi i opozitës është që të jetë kudnërshtar i qeverriseje, natyrisht duke paraqitur alternativat e saj, si dhe duke bërë përpjekje që atë ta rrezoj nga froni i udhëheqjes. Nëe Kosovë nodh ajoq ëaskund nuk ndodh, ku opozita shënderohet në patericë të pozitës. As sot Kosova nuk ka opozitë të mirrefiltë, përvec sharjeve dhe mllefeve përsonale, pa paraqitur argumente se si do te verponin ata. Kjo edhe nuk po ndodh, pasi ka mungesë vizioni të tyre, por edhe mungesë besimi tek publiku, duke ditur se edhe ata dikur ishin në pushtet ose janë në ndonjë mëntyrë, qoftë në nivelin lokal etj. Edhe ata nuk kanë dëshmuar se qeverisin më mirë, dhe këtu zbërthehet syzheu i tragjedisë, ku qytetarët votojnë  për alternativën më pak të keqe të mundshme, sepse e mira nuk ekziston. Edhe në Shqiperi rivalet politike e shohin njëri tjetrin si armik dhe jo si kundërshtar politik, deri aty ka arritur urrejtja sa më parë e duan njëri tjetrin të vdekur se sa te sukseshëm.  Populli në kuvend përfaqësohet nga njerëz jo të ndërshem si nga pozita edhe nga opozita, fatkeqësisht  ata e meritojnë plotësisht që të quhen rrugaçë dhe jo deputetë, sepse edhe veprimet e tyre, edhe fjalori i tyre, edhe sjellja e tyre ndaj kundërshtarëve politikë janë as më shumë e as më pak, veprime dhe sjellje prej një rrugaçi. Në vend që të ishin shembull janë shëndrruar në shtresen më të urryer të shoqerisë.

Opozita nuk ka prodhuar opozitarizëm por konflikt në vend të ideve, mungesë shkurtimi të “ jetës “ qeverisë duke ia zgjatur asaj,  mungesë dëshmimi se janë më të mirë se ata në pushtet si dhe duke u bërë palë  me qeverisjen në shëndrrimin e shtetit në plantacion privat të tyre.

Nëse për qeverinë mungesa e opozitës reale është lehtësuese, për qytetarët është fatkqësi.

Kosova dhe Shhqipëria kanë mungesa të shumta të opozitarizmit si politik, shoqëror dhe intelektual, thuajse  çdo gjë këtu është në rregull dhe jetojmë si në parajsë.  Jemi katandisuar nga mungesa e vlerave , ndër to edhe mungesa e opozitarizmit e kjo  pasyqron nivelin e ulët shoqëror dhe politik që karakterizon shoqerinë shqiptare në të dyja anët e kufirit.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1