Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | A do të ndodhë ndonjëherë dhe në Shqipëri, ajo që ndodhi me Presidentin Ruzvelt në vitin 1913?

A do të ndodhë ndonjëherë dhe në Shqipëri, ajo që ndodhi me Presidentin Ruzvelt në vitin 1913?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

A do të ndodhë ndonjëherë dhe në Shqipëri, ajo që ndodhi me Presidentin Ruzvelt në vitin 1913?

 Dr Fatmir Terziu

Teksa në mesin e arkivave ka mbetur dhe ky lajm, natyrshëm jo thjesht si i tillë, mendja të shkon tek debati shqiptar i kohëve të fundit. “Vetingu?! Drejtësia?!” Ndoshta, edhe kjo sipas aktualitetit, jo aq sa për të ndodhur. Jo aq, sa për tu rikomentuar. Jo, aq!

Një Juri e përbërë nga tre karocierë, tre fermerë, tre minatorë, një sharrëxhi, një patrullues hekurudhor, dhe një farkëtar, së bashku me një audiencë të përbërë nga të pasurit në industrinë e hekurudhave, pa harruar dhe gratë e tyre ishin audienca e interesuar, që gëzonte privilegjin në Marquette, Michigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë mëngjes të Korrikut të vitit 1913. Ata të gjithë ishin të zgjedhur dhe të ftuar, dhe kishin shkuar për të dëgjuar një llogari të detajuar prej ish Presidentit të SHBA-së, z Ruzvelt, I cili ishte akuzuar se kishte qenë një pijanec në kohën e shërbimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Praktikisht të gjithë ishin aty, sikurse dhe miliona të tjerë që kishin sytë dhe veshët tek ajo Juri Gjykate, për të dëgjuar shpjegime për çdo pije alkoolike që Ruzvelt kishte marrë gjatë karrierës së tij. Ky ishte, më saktë një arsye tjetër. Ky ishte objekti dhe subjekti i gjykimit.

Ish presidenti i SHBA-së, pavarësisht nga fakti që Gjykata ishte zhytur deri në gati mesnatë me dhimbje koke, për përzgjedhjen e këtyre anëtarëve të jurisë, ishte shumë i shpejtë dhe me një fytyrë tejet normale, me dhëmbët e tij që natyrshëm qasnin atë që shpesh quhej të shfaqet karakteristike. Pasi ai hyri në atë që quhet kutia e dëshmitarit, menjëherë nisi për ta mohuar deklaratën e publikuar nga një revistë të quajtur “Ishpeming Iron Ore”. Ai e deklaron të gjithën një skenar të qëllimtë, dhe tërë atë që thuhej të ishte thjesht një shpifje: “Z. Roosevelt u betua dhe pastaj tha se kurrë nuk ka gënjyer ndonjëherë. Ai e shihte këtë akuzë një mënyrë të neveritshme. Ai mohoi se ka qenë ndonjëherë i dehur. Gjithashtu, mohoi se ka qenë dhe mbeti një alkoolist.

Në tonet e qeta zoti Ruzvet i dha gjykatës një sinoptikë të karrierës së tij. Ai tha se në tërë hapësirën më të madhe të jetës së tij njihet si lejtnant-kolonel i një regjimenti të Roughriders. “Unë jam dëshmitar okular”, tha ai, “për luftimet në Santiago, ku Regjimenti im ka humbur më shumë se një të tretën e oficerëve të tij dhe më shumë se një e pesta e burrave të tij janë të vrarë dhe të plagosur.”

Pas përfundimit mbi të dhënat e jetës së tij publike, ai deklaroi me theks: “Unë nuk kam qenë asnjëherë i dehur, as kam marë kurrë ndonjëherë qoftë një “Koktel” ose qoftë një uiski me sode në jetën time. Ai përjashtoi prerë: “Unë kurrë nuk jam dehur, dhe nuk kam pirë uiski me përjashtim të këshillës së mjekut tim. Unë nuk tregoj vëmendje për shijen e alkoolit. Unë nuk pi duhan, dhe unë nuk e pi alkoolin, sepse unë nuk e pëlqej as duhanin, dhe as shijen e birrës. Kjo sigurisht më ndihmon kur flas se 20 apo 25 vjet kam që nuk pi uiski, sepse në fakt unë pi asgjë. Asgjë tjetër, veç një gote verë të kuqe”.

Z. Rusvelt vazhdoi të numërojë rastet në të cilat ai kishte qenë pranë një pijeje alkoolike, por jo me efekte dhe në situata dehëse. Thelbi i dëshmisë së tij të dhënë prerazi ishte se ai kishte pirë:

“Sherry”: Shumë pak, herë pas here.

“Madeira”: Një gotë, apo ndoshta dy gota në darkë dhe vetëm në dimër.

“Vera”: Shpesh në darkë, një gotë verë me ujë.

“Shampanjë”: Vetëm në bankete dhe kurrë më shumë se dy gota.

“Mint Juleps”: Dy raste, që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.

“Brandy”: Shtatë raste në njëmbëdhjetë muaj, ndërsa kishte qenë në Afrikë dhe gjithnjë i udhëzuar nga urdhërat e mjekut; si dhe gjatë fushatës së tij politike, për të pastruar fytin, me një lugë çaji në një gotë qumësht në kohën e pushimit ndonjëherë.

Z. Ruzvelt Dilated nuk pranoi atë që shkruhej mbi subjektin nenexhikut Juleps.

“Ne kemi pasur”, tha ai, “në Shtëpinë e Bardhë një sallon anësor me nenexhik. Me një mesatare unë mund të kem pirë një duzinë Juleps nenexhik në një vit, por pasi që unë u largova nga Shtëpia e Bardhë kam pirë vetëm në dy raste.”

Ai ishte në gjendje të kujtonte dukshëm çdo rast të veçantë, kur ka qenë gjatë tureve të tij presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe ndonjë rast kur ai mori një pije. Ai përmendi se si I kishte ndodhur në Toledo, kur kryetari i ofroi shampanjë. Ai kishte zgjedhur në vend të pijes një kanë plot me qumësht dhe disa kulaçë, dhe se si në Cleveland ai porosite një tenxhere çaj në darkë, dhe një gotë shampanjë.

Ai kurrë nuk hyri në një shtëpi publike dhe asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë me një pije alkoolike në gojë, as dhe me ndonjë tjetër gjatë darkave dhe organizimeve të tjera. Ai e shmangu jetën rutinë të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se bëri vetëm atë që ia lejonte ligji. Ai e përshkroi imtësisht, duke rrëzuar të gjitha deklaratat, që ishin shkruar, se ai ishte gjithmonë i dehur. Ato tha ai se ishin një shpifje.

Provat në përfundim, shpjeguan se zoti Ruzvelt, që iu përgjigj dhe pyetjeve të jurisë, ishin në favorin e tij, dhe kur erdhi puna për të ndëshkuar shpifësit dhe gazetën në fjalë, ai tha se do të ishte më mirë që ato të bëheshin mësime për të gjithë, se sa të shkohej tek dëmet e shpagimet e tjera.

E kjo ka ndodhur në vitin 1913-të. Ka ndodhur me një President të akuzuar padrejtësisht si pijanec. Ka ndodhur…, dhe mbahet mend. A do të ndodhë ndonjëherë dhe në Shqipëri, ajo që ndodhi me Presidentin Ruzvelt në atë gusht të atij viti, kur dihet se ishte dhe një kohë mjaft e trazuar Botërore, kohë lufte?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1