Navigate archive
first first April, 2014 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Newsletter
Email:
Home | OPINIONE | UNE SHKRUAJ PER QEJFIN TIM, LARG POLEMIKAVE E POLITIKAVE.

UNE SHKRUAJ PER QEJFIN TIM, LARG POLEMIKAVE E POLITIKAVE.

image Dhimiter Nica


- Meditime pas disa ngacmimeve.

Shpikja e fb ne kete fillim shekulli eshte dhe mbahet nje nga zbulimet gjigante te botes se letrave.Kush mundi ta mendonte para 20-vjetesh kete mendim e zbulim madheshtor,por sot ai ka arritur persosmeri e popullaritetin me te madh ne bote.Ndersa shpikesit e me pas shpikesi i vetem gjerman Mark Zuckenberg per nder te zbulimit te tij, sot lundron ne para e ne pasuri perrallore.Ndersa ne lexuesit e thjeshte jemi dhe mbetemi fukarenjte me besnik te kesaj historie.Ne jemi lumi qe kemi dale ane e mbane neper bote,mbas nje "furtune" apo "rrebeshi" te papare deri atehere,i cili pasi ka pushuar tani shikon e shijon frutet e "katastrofes" se tij qe ka ber me zbulimin e shekullit.Dhe shijon ato kokrra qe i solli ai "rrebesh" dhe ajo "vrasje" e mencur e mendjes.Dhe ne paguajme urte e bute (si ai shtrati i qete i lumit) te gjitha nderrmarrjet qe kemi ber kontraten me internetin.Dhe ata vazhdojne te pasurohen qetesisht,dhe ne vazhdojme te paguajme kenaqesisht haracet e kontraktuara. Kaq interesant eshte ky zbulim e shpikje,saqe edhe ne vitet e fundit ku ka pllakosur kriza ne mbare boten,njerezit edhe pse te pa pune e paguajne me kenaqesi haracin.Pra,preferojne te rrine pa buke dhe pa internet jo!...Por, a nuk ka ardhur koha te behet nje fare ndryshimi e rregullimi ne kete aspekt?Nuk e shikon dhe nuk e ndjen krizen Mark Zuckenbergu ne mbare boten? Nuk i shkon mendja pasi eshte pasuruar marramendisht ne kaq pak kohe,per ata qe s'kane buke te hane dhe pranojne ta paguajne internetin,fale variacioneve dhe interesantivave te shpikjes se tij!...Te pakten per ata qe jane te pa pune le t'u jepet kjo ndihme nga ana e tij ne mbare boten!Rruge e mundesi ka e gjen sa te duash,por kerkohet qe keto te shoqerohen nga deshira e mire.Ky njeri kaq i madh,me nje shpikje kolosale,thua t'i mungoje nje vullnet i tille!...Apo duhet t'ia "coki" kush per t'i rene ne mendje pasi edhe moshen e ka shume te re...Kjo do te ishte nje ndihme e pallogaritshme ne boten e virtualitetit.Dhe po te arrihet apo te behet kjo,mendoj se nuk mund te quhet bamirresi, por shperblim per gjithe ate "lume"mbareboteror...Qe rrjedh i qete e paguan po aq qete muaj per muaj shpikesit qe e ben kete shpikje vetem njehere ne jete.E pasurohen cdo dite e me shume.Megjithe keto shpikja e fb ne vitin 2004 eshte dhe mbetet zbulimi gjigand i shekullit.Qe rralle do t'i zbehen apo bien vlerat.Ne nje moment te vecante e per nje minute te vetme flet e shikon ne ekran njerrezit e dashur matane oqeanit,ku ne kushte te tjera do te duheshin dite e jave te tera per t'i pare e per te komunikuar.Dhe jo vetem per keto.Edhe ne fushen profesionale,krijuese dhe artistike hapat jane marramendese...Ku as qe mund te krahasohen me me pare.Per te shkruar e botuar nje liber duheshin me dhjetera dosje,letra e fleta te tera,duheshin takime te shumta me shtepite botuese dhe perseri arrije me zor e veshtiresi per te botuar nje liber,i cili mund te rrinte edhe me vite radhe per te pritur botimin.Ndersa tani kjo sasi kohe eshte reduktuar vetem brenda disa javeve dhe mbaron pune.
Fale internetit sot jane hapur rregulla te reja midis shokeve apo kolegeve ne fb.Te tilla jane tag-et,apo komentet,fotot vidiot e ndryshme ne komunikim,midis miqeve e shokeve te fb-ut.Por ajo qe vecohet ne kete drejtim eshte dhe bien ne sy mburrjet dhe lavdet e ndryshme.Nuk ka dhe nuk gjen koment apo nje shkrim me fryme kritike.Dhe kur sheh rralle e per mall ndonje te tille,ndodh ajo qe s'duhet te ndodh...Shoku apo miku qe kritikon shihet me sy tjeter...Ose e paska inat,ose e ka zili per krijimet e "X" apo "Y" krijues.Dhe si te mos mjaftonte kjo,diten tjeter je i hequr nga shoqeria e atij qe e ke kritikuar.Mua me ka ndodhur ne disa raste kjo gje.Megjithate,une vazhdooj te kritikoj kur shikoj e verej dicka qe duhet ber e rregulluar.
Problemi i tag-ve.
Eshte bere e modes nga disa krijues qe bejne e me bejne tag-e here pas here.Mua kjo gje jo vetem qe nuk me shqeteson,por me respekton e me nderon,me ngre lart ne syte e tjetrit,pasi ai apo ajo qe me ben tag, sheh dhe kerkon nga une nje mendim te pjekur e te kualifikuar.Por,jo gjithmone e nga te gjithe shihen njelloi punet e tag-eve.Disa gjoja si profesioniste te medhenj,nuk bejne asnjehere tag-e dhe poezite e tyre p.sh.marrin nga 20 apo 30 like,kur po te shoqeroheshin me tag-e do te merrnin 400 apo 500 like.Jo se kjo do te ndryshonte cilesine e tyre,por i jepej mundesia cdo lloji lexuesi e profesionalisti per ta pare e per ta lexuar.Ndryshe ndodh kur nuk behen tag-e.Une p.sh. kam rreth nje mije shoke ne fb,sic mund te kuptohet lehte ngjarjet rrjedhin shume shpejt aty dhe une s'kam mundesi t'i ndjek te gjitha sikur te rri edhe 24-ore ne te. Ndersa kur me vjen me tag une e kam ne murin tim dhe ne mos sot,neser do perpiqem ta lexoj e te konkludoj.Berja e tag-ut sic degjoj shpesh dhe sic thone se eshte bere e modes e detyroka tjetrin dhe e lidhe ate qe ta lexoj e te me bej me patjeter koment...Une as qe i kaloj ne mendje keto.Dhe ai qe me ben tag-e duke pasur nje mendim te tille atehere ai e tejkalon normen dhe kerkon te pakerkuaren, apo te pa arritshmen.Por nuk eshte ky mendimi dhe qellimi final i tag-eve.Tag-et jane thjesht vleresim dhe respekt per penen dhe mendimin e tjetrit.Keshtu e quaj dhe i vleresoj une.
-Kritika nje organ qorr,pa oras shpetimi.
Qe nga viti '90-te e ketej nuk ka nje kritike te posacme per nje krijim,per nje liber,per nje roman,novel apo film.Nuk e di sa mund te vazhdoj keshtu,por ne kete drejtim gjendja eshte dramatike.Pra,nuk kemi nje barometer per te matur e peshuar ate qe bejne e gatuajne krijuesit ne te gjitha fushat.Nganjehere,behen kritika nga krijuesit per vet krijuesit dhe kjo jo se ka ndonje gje te keqe, ndryshe po te mungonin edhe keto cdo gje do te ishte bajate fare.Por, fjala eshte ndryshe te jesh kritik e ndryshe do te thote te jesh krijues.Pra,tjeter vezhgim ka njeri e kendveshtrim ndryshe ka tjetri.Cdo pune do dhe kerkon ustane e vet.Kjo mendoj se duhet pare sa me shpejt nga organet kopetente,nga shoqatat dhe lidhjet e ndryshme te krijuesve.Por rol te rendesishem duhet te luaj ministria e Kultures qe deri me sot jo vetem se ka vene ujin ne zjarr per kete gje,por nuk ka vene asnje leke ne dispozicion.E pa keto e pa fonde nuk behet e nuk mund te behet as nje gje,jo sot po as edhe per 100-vjet.Vemendje duhet t'u kushtohet me shume edhe krijuesve te rinj si fidanishtja e re qe do te plotesoj vendin ne te ardhmen.Dhe pjesa derrmuese e tyre punon e krijon jashte vendit, ne kushte te egra mizerable,te cilat me nje sy me te mprehte nga organet kopetente e nomeklaturat perkatese mund te behet e te zgjidhet dicka.Mund te permblidhen veprat e tyre,mund te zgjidhen e perzgjidhen nga nje grup apo komision i kualifikuar e mund te ndihmohen edhe me shitjen e tyre,te cilat,krijuesi,poeti apo shkrimtari pasi i ka botuar veprat,ne kohe te lire  merr vet nje tezge e ze anen e nje rrugice e pret shitjen e dijes se vet!!!...Kjo ndodh vetem ne Shqiperine e tranzicionit te pambaruar 25-vjecar!..

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1