| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
FOL NJË FJALË Z.MINISTËR!
Në fakt,rëndom në shqipëri duket sikur qytetarëve me njëmijë halle të njëjta në kurriz, nuk ju bëhet vonë,nuk ju bëhet makth,që pastaj të dalin në shesh dhe të bashkohen me protestën e dikujt që ka një hall të madh,një problem akut,një lak në fyt që dëshiron ta heqë...Kështu ka qenë për vite të tëra.Por,sidomos 21 janari i dy viteve më parë,kur në një protestë qytetare para zyrës ku punon prej vitesh për vete, familjen e tij,dhe grupet mafioze,kryeministri i qeverisë dhe i gjysmës së deputetëve,u vranë pa shkak nga forcat e sigurisë 4 qytetarë,dhe u plagosën dhjetëra të tjerë protestues paqësorë...Pra, kjo datë i vuri vulën,legalizoi përfundimisht indiferencën qytetare,heshtjen vrasëse,varrosi përfundimisht ndjeshmërinë shoqërore,atë pjesën më njerëzore,më humane të saj...Edhe pse realisht të gjithë,ose pothuajse të gjithë i bashkojnë pjesa më e madhe e halleve e problemeve që ka sot shoqëria shqiptare,brenda apo jashtë kufijve gjeografikë të saj,indiferenca është emëruesi i përbashkët i saj...Kështu po ndodh edhe këtë mesdimri të acartë shqiptar...Ka qysh nga nëntori i kaluar që fëmijët e emigrantëve të lindur në greqi kanë pasur probleme me pasaportat biometrike të shtetit të tyre...Më saktë me drejtshkrimin e vendlindjes së fëmijëve, me toponimet greke,të cilat policia kufitare e shtetit grek,ka vendosur të mos i tolerojë më tej...Për këtë rast,emigrantët shqiptarë prindër të këtyre fëmijëve kanë paraqitur ankesat e tyre pranë autoriteteve të shtetit shqiptar,duke filluar që nga policët e doganës së Kakavijës e Kapshticës e deri tek ministri shqiptar për punë të jashtëme...Këtë problem,këtë hall të madh të fëmijëve dhe të prindërve të këtyre fëmijëve ‘’fajtorë’’ sepse kanë lindur në një tokë ‘’jo të premtuar’’ e dinë dhe e njohin shumë mirë që nga polici e doganjeri i thjeshtë i doganës në Kakavijë e Kapshticë..që nga matrapazët dhe sekserët e tranzitit,taksixhinjtë e shoferët e rastësishëm,që nga të afërm,miq e të njohur apo njerëz të rastësishëm të poseduesve’’ fatkëqinj’’,të këtyre pasaportave...e deri tek Kryeministri i qeverisë shqiptare...Dhe vetë ministri i jashtëm i qeverisë greke...(si urdhëruesi i gjithë kësaj pune...)..E dinë gjithë ky rrjet autoritetesh e njerëzish të thjeshtë...sepse e kemi bërë prezent që në ditën e parë të shfaqjes së tij...e ka publikuar medja vizive dhe grafike në Shqipëri,gazeta MAPO,gazeta Shqip,gazeta Fjala jonë,Plus gazeta e Athinës....etj...(Por,nuk e ka thënë dot emisjoni shqip i radjos së athinës,në asnjë ditë të periudhës që po flasim...)E ka thënë publikisht televizjoni Kombëtar Top chanell,Top news..etj.... E në daçi më shumë...nga ministria e jashtëme greke thonë se kanë njoftuar autoritetet shqiptare qysh,një vit më parë...nga (sot)...3 muaj më parë në fakt...kështu që e di edhe ministri i jashtëm edhe kryeministri shqiptar...E dinë,e njohin shumë mirë problemin...por nuk kanë thënë gjysëm fjale,as për të qetësuar dhe as për të zgjidhur problemin e këtyre fatkeqëve...Vetëm kanë heshtur për të acaruar edhe më tej qytetarët që kanë hallin në kurriz...Por,a do të flasin ndonjëherë autoritetet shqiptare...?!A do të flasë ndonjëherë kryeministri shqiptar,ky’’nacionalist i madh’’,ky patriot i vonuar...Ne e kuptojmë se sa i ngarkuar me punë mund të jetë një ministër çfarëdo i një qeverie,e jo më një ministër i jashtëm,prandaj nuk presim që, patjetër të na përgjigjet vetë ministri i punëve të jashtëme të Rep.së Shqipërisë...Mund të na përgjigjet kushdo qoftë nga zyrtarët e MPJ....mjafton që,ajo që presim të ketë konfirmimin dhe pëlqimin e Katalogut të Kombeve të bashkuara...e të jetë pajtuar me të edhe vetë ministrit Panariti.-Prej shumë muajsh tashmë,qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek kanë probleme me pasaportat biometrike të fëmijëve të tyre që kanë lindur në qytete të ndryshme të greqisë.-Ata,kanë probleme me shkrimin e këtyre emrave grekë në faqet e pasaportës biometrike shqiptare.Sepse këta emra janë shkruar vetëm në gjuhën shqipe dhe jo edhe në anglisht...apo latinisht,siç e kërkon pala greke...Dhe jo vetëm ajo. – ‘’Kombet e Bashkuara gjatë Konferencës për Standardizimin e Emrave Gjeografikë, kanë rekomanduar përdorimin e Katalogut të emrave gjeografikë të vendeve të ndryshme, të miratuar në New York, në vitin 1998. Sipas këtij katalogu, në dokumente zyrtare, apo harta gjeografike, të gjithë emrat e Greqisë duhet të shkruhen siç shqiptohen në gjuhën greke, por të konvertuar me germa latine…’’-Tashmë ministria e rendit e greqisë ka lëshuar një urdhër të rreptë,ku ndalon lëvizjen e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë anomali të tilla në dokumentet e udhëtimit.Kjo gjë është bërë e njohur prej shumë kohësh nga ana e autoriteteve greke.E dinë në ministrinë shqiptare të jashtëme,në atë të brendshme,në min.të integrimit,në gjendjen civile,në aeroporte,në dogana, etj…etj…Dhe ,jemi të sigurt se e dinë shumë mirë edhe atje ku bëhen dhe vlerësohen tenderat e shtrenjtë të pasaportave biometrike…Ashtu siç edhe jemi të sigurt se kanë njohuritë e duhura edhe compania ‘’Aleat’’që prodhon pasaportat shqiptare biometrike…Ndërkaq në pikën doganore të Kakavijës dhe në atë të Kapshticës,dy portat kryesore të hyrje –daljeve shqiptare për në shtetin grek janë ndaluar e kthyer mbrapa në shqipëri,gjithnjë e më shumë shtetas shqiptarë,për shkak të këtij defekti në pasaportëat e fëmijëve të tyre(që kanë lindur në greqi…)Në tetor të vitit të kaluar min.shqiptar për punë të jashtëme z.Panariti pati një takim me homologun e tij grek Avramopulos….Megjithëse flamurin ja kthyen ‘’kokëposhtë’’ ministri mori nga homologu grek,dhe na e dha edhe ne, një përgjigje ‘’sa për të thënë’’.-Ai tha se u ra dakord me homologun e tij grek,që kjo çështje me anomalinë në shkrimin e emrave në pasaportë sipas konventës ndërkombëtare të New Yorkut të vitit 1998,të zgjidhet sa më shpejt,ndërsa do të vazhdojë kalimi në dy anët e kufirit nga shtetasit shqiptarë edhe për dy muaj .Pra,që prej tetorit deri në fund-dhjetor,faktikisht kështu u veprua…Pastaj,filloi përsëri ‘’Avazi I Rukës’’….’’Çbën moj Rukë?/ja bëj bukë…’’ po punohet fort,për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme edhe për këtë problem…-thuhet për qytetarët ..gjithandej...nga ministria e jashtëme..dhe nga ambasada shqiptare në greqi...-Cila zgjidhje është gjetur,pyesim…???!!!Kërkojmë nëpër site e MPJ…por ‘’asgjë e re,nga fronti I perëndimit…’’-Ka mbetur vetëm përgjigja idjote e një kasneci zv/ministër…I cili I pyetur nga një gazetë e madhe në vend se:Çfarë do të bëhet në situatën e krijuar pas kthimeve masive nga pala greke të shqiptarëve me problemet toponimike në pasaportat e fëmijëve të lindur në greqi…thotë:-‘’ Nuk do të bëhen, nuk do të shkruhen ndryshe për teka.
Ne shkruajmë në shqip. Edhe pasaportat e vendeve të tjera në gjuhën e tyre shkruajnë…’’-Pra,kemi të bëjmë me një koketëri shqiptari…me një kapadaillëk,me një përgjigje gjithë fodullëk të ministryt shqiptar…-Dhe,kur gazetari e pyet këtë zv/minister cinik-:’’
Janë me qindra shqiptarë që po kthehen, po humbasin vendet e punës, fëmijët po u mbesin pa shkollë. Nuk do gjendet një zgjidhje?...’’-Ky lloj zv/ministry..’’made in Albania’’ një mostër e vërtetë e zyrtarit shqiptar të periudhës së perandorisë otomane,apo asaj të mbretit zog gjysëm shekulli e diçka tjetër më parë,në daçi,,përgjigjet: ‘’ Unë jam përgjegjës për pasaportat, jo për çështjet sociale dhe ekonomike.---A e shikoni,a e kuptoni sa i përgjegjshëm është ministry shqiptar…a e kuptoni si e njeh detyrën e tij një minister shqiptar…?!-‘’-Po mire mo z.Poni:Ti,si përgjegjës i pasaportave,-Çfarë zgjidhje I ke dhënë përfundimisht këtij problemi…?!-A do kthehen përsëri fëmijët shqiptarë të lindur në greqi…?!Kam kërkuar mos e gjeja një përgjigje të denjë të kësaj pyetjeje në site-n e ambasadës shqiptare në Greqi…Por…ishte përsëri e pamundur të merrje qoftë edhe një shpresë zgjidhjeje…Edhe ambasadori shqiptar në shtetin grek,nuk di ndonjë përgjigje bindëse…Madje,ai ska asnjë përgjigje…edhe –jo-bindëse qoftë ajo…Ashtu sikurse,po ky ambassador dhe po kjo diplomacy….nuk ka një përgjigje edhe për problemin e çertifikatave të lindjes apo familjare, që kërkohen nga zyrat greke të gjendjes civile,apo Oaed…etj,ndërsa ato janë bllokuar…Kush do të flasë nga autoritetet shqiptare më në fund…?!A do të flasë kryeministri patriot e nacionalist I vonuar,siç flet e shan me soj e sorollop,gjithçka e gjithkënd që nuk I bëhet palë a mbështetës në ‘’përçartjet e tij haluçinante’’…?!A do të flasë një fjalë të vetme ministrja e integrimeve…Dhe,do na duhej…qoftë edhe shkurt një përgjigje edhe nga ministry I jashtëm…apo mendja e tij është më bosh nga sa dëfton koka e tij e zbuluar…?!Zoti ministër ne me fëmijët në krahë po presim përgjigjen tuaj…Derisa të vijë ajo,mëshira e policisë kufitare greke do të jetë ‘’Shansi I vetëm…’’ nën mëngë i emigrantëve dhe fëmijëve të tyre që udhëtojnë në greqinë e krizës së viteve 1929-1933…!Shpresojmë të mos jetë bërë ende mbret, edhe I pari i qeverisë shqiptare të vitit 2013…Në mos folçi dot ju z.ministër,,të paktën mos lejoni të flasin mostra të tilla,si Poni e tarikati i tij…se turpi do tju rrëmbejë si një ortek bore,para se 23 qershori tju ketë hedhur në koshin e plehrave të historisë së hidhur shqiptare…Pyeta këto ditë përsëri një punonjëse të ambasadës sonë në Greqi,por nuk kishin një përgjigje a konfirmim nga ministria e jashtëme e shtetit shqiptar…Ndoshta,atëherë do të flasë edhe vetë ministry I jashtëm shqiptar për emigrantët që presin me fëmijët në krahë…para traut të doganës në Kapshticë e Kakavijë…Së fundi një përgjigje e presin edhe companitë shqiptare të autobuzëve të udhëtarëve,të cilat,prej dje ..nuk mund të kryejnë më shërbimet që kanë bërë deri më sot...Pra,ato ndalohen të kryejnë aktivitetin e tyre,për të cilin kanë paguar taksat përkatëse në dy shtetet respektivë....Edhe ata,e duan një përgjigje zotërinj ministra,përgjegjës të këtyre institucjoneve...?!Por,ndoshta edhe ministrat si shqiptarë që janë e’’ kanë brenda,mikrobin e indifferences…’’,përveç inferioritetit që është simptomë e kahershme e trashëguar e shtetit që prej mbretit zog e mbrapa…!Një përgjigje,cilado qoftë ajo,a mund tua thoni shqiptarëve,zotërinj ministar?!Cilado që të jetë përgjigja juaj zoti minister,shkruajeni të paktën në sajtin e institucionit që ju përfaqësoni,hallexhinjtë e dinë që ju as mundeni dhe askeni ndonjë rol tjetër pos,përcjellësit të asaj që do thonë pala greke, në këtë histori…!
Agim Basha/Athinë…/ bashaagim@hotmail.com







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment